Pollo vazhdon replikat me ambasadorin Arvizu, madje ankohet se për këtë nuk e kuptojnë as miqtë e tij dhe as kundërshtarët politikë

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo “e ka bërë baltë” duke vijuar replikat dhe sulmet ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Në fak, nuk merret vesh, nëse e ka me Arvizunë apo me socialistët, por përsëri ai rreket të sqarojë komentuesit e shumtë që nuk kanë qenë dakord me të se zgjedhjet e qershorit 2013 (dhe rotacioni si pasojë e tyre) nuk mund të jenë historikisht të krahasueshme me zgjedhjet e vitit 1992, pasi këto të fundit shënuan ndarjen me një regjim totalitar komunist dhe nisjen e një epoke të demokracisë. Më saktë, shënimi merrte spunto nga deklarata e një personazhi publik, sipas te cilit këto dy ngjarje ishin të ngjashme.
Sot paradite, duke parë komente në FB e blogje, vura re se reagimet negative ndaj shënimit, hiq mënjanë sulmet e zakonshme personale, ishin të tipit ” po ju humbët keq, tani qepeni gojën”, ” ju qeverisët mysybet dhe morët faturën, pse nuk pranoni zgjedhjet”, ” po nuk e di se ai flet në emër të shefit, në mos me porosi të Atit të përjetshëm”, deri tek groteskja ” pse doni të na prishni me Aleatët”. Mendova se shembull më të mirë të paaftësisë për të arsyetuar mbi thelbin e çështjes dhe të zotësisë për t’u arratisur në gjëra anësore e pa lidhje, vështirë se gjendet”, shprehet Pollo.
Më pas ai kalon tek akuzat ndaj ambasadorit amerikan, duke thënë se asnjë njeri inteligjent, nuk do të bënte krahasim mes zgjedhjeve të 23 qershorit dhe 22 marsit. Por, Pollo e pranon edhe vetë në mënyrë indirekte se zgjedhjet e 23 qershorit ishin shumë të rëndësishme, duke qenë se i krahason ato me zgjedhjet e 2005-s, kur u rrëzua qeveria e korruptuar e Fatos Nanos.
Zh.
Comments
Genc Pollo do duhej te

Genc Pollo do duhej te niste vete-kthjellimin e tij, se nuk ka moshe pensioni...si shefi.

Shefi, ne te mbramen, i kreu tere sa ia kish qefi dhe s'ka pse ndjehet i humbur ne fushen e politikes.

Pollo s'ben mire te vetedigjet si Blerim Cela, me 1997, me deklarime te tilla verbane dhe verbale.

Zgjedhjet e 23 Qershorit ndeshkuan shperdoruesit e shpreses se 1992--it, dhe s'ka Zot te mos e kuptoj kete mesazh.

Pollo s'ka si e ndjen ne kete menyre se s'kishte pse gezonte ne vitin 1992 dhe ka cfare trishtohet ne vitin 2013.

Por, 23 Qershori e ka brenda edhe mesazhin tjeter: Kur ne po ua cjerrim masken ketyre te 22 Narsit, e kemi fare

te lehte me ju fluturaket e 23 Qershorit, po ta dridhni bishtin e premtimeve qe na bët!

Add new comment