Të gjithë në përgjim, a do të ndalet dot survejimi global?!

Vendet perëndimore të udhëhequr nga SHBA janë duke shkelur të drejtat e njeriut me rritjen e përgjimit në nivel global. Sipas ish-agjentit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Snoëden, kjo e fundit zotëron të dhëna në përmasa gjigante. Vetëm në Gjermani çdo muaj përgjoheshin rreth gjysëm miliard komunikime. Ndërsa shërbimi sekret amerikan nuk është i kënaqur vetëm me përgjimin e të dhënave në Internet dhe komunikimet telefonike. Edhe posta e SHBA është pjesë e përgjimit. Sipas Neë York Times të gjithë zarfet e dërguara brenda vendit fotografohen automatikisht. Në vitin 2012 ishin 160 miliardë fotografime. Se sa gjatë ruhen këto të dhëna nuk dihet ende me saktësi. Nën kontroll jan edhe drejtuesit e automjeteve. Policia gjithnjë e më shpesh skanon automatikisht targat e makinave që kalojnë në rrugë. Sipas një grupi të të drejtave të njeriut vetëm një makinë policie mund të skanojë deri në 14 mijë targa në turn. Se çfarë ndodh më pas kjo është e paqartë.
Në lidhje me këtë çështje, BE në vitin 2006 krijoi një mjet që edhe shërbimet amerikane ende ëndërrojnë: ruajtja e të dhënave. Në këtë mënyrë të gjitha kompanitë e telekomunikacionit dhe Internetit duhet të ruajnë të dhënat e tyre të paktën për 24 muaj. Në Gjermani një gjë e tillë u ndalua nga Gjykata Kushtetuese.
Komunikimi ynë në telefon dhe aktiviteti ynë në Internet do të ruhet pa asnjë arsye nga kompanitë ose agjencitë shtetërore. Pikërisht në këtë rritje të bashkëpunimit midis shërbimeve shtetërore dhe kompanive globale, qëndron rreziku më i madh për privatësinë tonë dhe bashkë me të edhe liria e mendimit.
Marrë nga Deutsce Welle
Zh.
Add new comment