Malaj: Buxheti është keqpërdorur për fushatë elektorale, qeveria mban të fshehta të dhënat

Sipas ish-deputetit socialist, Arben Malaj, Ministria e Financave nuk po raporton realizimin e buxhetit, pasi keqpërdorimet e bëra atij gjatë fushatës elektorale janë skandaloze. Në një shënim të tij në Facebook, Malaj shkruan se përmasat e keqpërdorimeve të buxhetit tashmë mund të verifikohen vetëm pas ardhjes së qeverisë së re.
Data 14 e çdo muaji ishte pranuar si afati i detyruar kur Ministria e Financës raportonte realizimin e buxhetit. Me investimet për ta kompjuterizuar sistemin e Thesarit, duhet të ishte shkurtuar koha dhe duhet të ishte rritur cilësia e raportimit të treguesve të buxhetit. Vonesat e përsëritura të publikimit të treguesve të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit e bëjnë më të madh dhe realist shqetësimin për keqpërdorimin elektoral të buxhetit dhe për përkeqësimin e treguesve të tij.
Pasojat e përkeqësimit të buxhetit do t’ju rëndojnë taksapaguesve, pensionistëve dhe personave që përfitojnë nga programet e asistencës sociale, shprehet Malaj.
Zh.
Add new comment