Rama-ministrave: Miqtë “kanë vdekur”, punësimet në dikastere, transparente dhe me konkurs

Postuar në 23 Gusht, 2013 06:28

Kryeministri i ri i zgjedhur, Edi Rama, mbylli dje mbledhjen dyditore të ministrave të tij në qytetin e Vlorës, me një detyrë që ai e quajti “kryesoren e kryesoreve”. Përzgjedhja për administratën shtetërore duhet të jetë një proces transparent dhe i fortë konkurrimi për punësimet në dikastere, duke garantuar se në pozicionet e punës do të vendosen njerëz me aftësitë dhe përgjegjësitë e duhura, ka thënë Rama.

Burimet bëjnë të ditur se kreu i ri i qeverisë u ka kërkuar 19 ministrave të kabinetit të tij të zgjedhin në stafet e tyre njerëzit më të përgatitur, të cilët do të mund të seleksionohen vetëm mes konkurseve rigoroze. Rama ka theksuar, sipas burimeve, se ministrat e rinj duhet të mbajnë parasysh seleksionimin e individëve më të spikatur, nisur dhe nga mijëra CV profesionale që janë depozituar në faqen e internetit të hapur posaçërisht për këtë çështje. Kryeministri i ri i zgjedhur ka theksuar se miqësitë nuk duhet të jenë bazë për punësimet, por akumulimi i sa më shumë profesionistëve të spikatur, për shkak të nevojës së vendit për reforma të rëndësishme dhe tepër intensive në këtë fazë.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>retorike shume e bukur per tu besuar..do preferoja mos te na mbushin me perralla ,por ti futen punes sipas programit te tyre e te na e lene neve gjykimin mbi ate qe kane bere..por llafet e shumta ...jane fukarallek thote populli</p>

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Po me konkurs kane qene punesimet edhe deri tani. Notat me te mira natyrisht i shperndante ministri ose vete kryeministri. Te shohim se sa do te zgjasi derisa te punesohen kusherirat e kryeministrit dhe te ministrave. Opozita le te filloje nga puna me e lehte, te mbledhe listat e emrave te kusherirave te te kusherinjve dhe te prese castin e emerimit te tyre. Edhe pak dhe ia fillon avazi nga e para.</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>pa miq nuk rrotullohet bota,pa miq as Rama nuk do ishte aty ku eshte.po kane vdekur miqte,do shpiken miq te tjere.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Bie dakord. Ne vend te retorikes se &quot;miqve&quot; le te pervishen menget per te forcuar administraten publike. Kur do te kete nje diskutim&nbsp;serioz&nbsp;per menaxhimin e burimeve njerezore, perfshire monitorim dhe&nbsp;vleresim te performances te nenpunesit publik? Fiksimi ne CV-te nuk eshte zgjidhja e problemit te madh shqiptar, respekti dhe vleresimi per nenpunesin (e ndershem) dhe besimi i njeriut te thjeshte se mund dhe duhet t&#39;i drejtohet shtetarit jo vetem per cdo gje qe e shqeteson, po edhe nese mendon se mund te kontriboje ne nje menyre ose tjeter per te pare gjerat me mire.&nbsp;&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.