P.Barka: Nga incidenti i Përmetit përfitojnë Berisha e Dule. Pra…

Një analizë e sotme e publicistit minoritar Panajot Barka, në gazetën Shekulli, merret me përplasjen e Përmetit. Bazuar edhe në disa deklarata dykuptimëshe të mëparshme të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, si dhe duke analizuar se kush përfiton nga ky sherr (që kurrsesi nuk kishte bekimin e Athinës zyrtare, përkundrazi, thotë Barka), autori konkludon se nxitësit në prapaskenë janë Berisha e Dule. Nga ana tjetër, Barka ka diçka edhe për protagonistët e kësi lloj incidentesh me sfond etnik e fetar: “Të gjitha gjasat tregojnë se këta ‘heronj të helenizmit’ mund të jenë provokatorë të pranuar në struktura greke, pra me rol të dyfishtë. Përvoja ka treguar se kudo ku shfaqen ‘aspiratat’ elene të këtyre ‘antishqiptarëve’, shfaqet babëzia për përfitime personale apo të grupit, në emër të shqiptarizmit”. Gjatë ditës, artikulli mund të lexohet edhe në sajtin online të Shekullit.
a.k
Comments
Profesorin e njoh
Profesorin e njoh personalisht ,njoh dhe kontributet e tije ne jeten politike te gjirokastres dhe minoritetit, me pak fjale 'respekte'
Add new comment