Presidenca njofton datën kur qeveria Rama do të nisë punën, dhe kjo është 12 shtatori

Burime nga Presidenca, kanë bërë të ditur se Brenda afateve kushtetuese Presidenti Nishani do të dekretojë pa asnjë vonesë kabinetin e ri. Sipas Kushtetutës presidenti ka 10 ditë kohë për të dekretuar qeverinë, por do ta dekretojë brenda 24 orëve që nga momenti kur do i dërgohet dekreti për të firmosur qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu, në seancën e parë të Kuvendit, të cilën Presidenti Nishani e ka thirrur më 9 shtator, pritet të bëjmë betimin 140 anëtarët e rinj, deputetë të dalë nga vota e shqiptarëve 3 muaj më parë. Në po të njëjtën seancë, do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, i cili sipas marrëveshjes PS – LSI do të propozohet të jetë, Ilir Meta. Pas kësaj, Kuvendi i dërgon Presidentit Nishani propozimin për emërimin e qeverisë së re. Këtë dekret presidenti Nishani, do ta firmosë brenda 24 orëve, duke mos u bërë pengesë për fillimin e menjëhershëm të punës.
Zh.
Add new comment