Lokalet e pjesshme, në të dyja komunat e majta fiton thellë

Siç ka raportuar edhe Respublica, ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur kryetarët e komunave Dardhas në Korçë dhe Rrethina në qarkun e Shkodrës (foto ilustrative). Mediat shkruan dhe folën dje për raste votimi familjar që u vunë re gjatë procesit të votimit. Gjithsesi, në të dyja komunat diferenca e koalicionit të majtë rezulton e thellë. Kandidati i LSI-së, Genci Hamollari, ka fituar në komunën Dardhas me 1701 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota.
Ndërsa në komunën Rrethina të Shkodrës ka fituar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri, i cili ka marrë 1402 vota.
Sipas KQZ-së, në komunën Dardhas morën pjesë në votime 59.67% e zgjedhësve, ose 1539 votues nga 2579 që janë në total. Ndërsa në komunën Rrethina në zgjedhje kanë marrë pjesë 5881 votues.
a.k
Comments
Do te dale Kreshnik Collaku
<p> Do te dale Kreshnik Collaku dhe do te thote, se fuqite e huaja kane paguar qe PD t'i humbte ketp zgjedhje. Sepse PD-ne nuk e don kurrkush ne kete bote. As nderkombetaret. Sipas Collaku, gjithmone..</p>
E pritshme! Ky vend nuk e ka
<p>E pritshme! Ky vend nuk e ka tradite pluralizmin...</p>
Add new comment