Obama, një kthesë “U” për Sirinë. Sulmi, nëse do ketë, vetëm pas datës 9 shtator

Presidenti insiston se SHBA duhet të marrë veprime ushtarake kundër Assad-it, por tashmë ka vendosur të kërkojë autorizimin e Kongresit më parë. Kthesë “U” e quan The Guardian këtë vendim të Obamës.
Gjithsesi, sulme nuk do të ketë deri më 9 shtator, dita kur Kongresi mblidhet pas pushimeve. Sipas NY Times, Sekretari i Shtetit, John Kerry, tha sot se administrata kishte prova të reja që gazi sarin është përdorur në një sulm të armëve kimike nga ana e qeverisë siriane që vrau 1.400 persona muajin e kaluar, dhe ai parashikoi se Kongresi do të miratojë kërkesën e Presidentit Obama për të përdorur forcën kundër Sirisë (kur ligjvënësit të kthehen nga pushimet më 9 shtator). Madje, Kerry parashikoi dhe mundësinë e sulmit pa miratimin e Kongresit, nëse “zoti Assad është "aq budalla" sa të dëmtojë popullin e tij përsëri”.
Sipas La Stampa, 50% e popullit amerikan është kundër ndërhyrjes, madje këtë qendrim mbajnë dhe 54 deputetë të partisë së z. Obama. Ndërsa konservatori John Boehner, President i Dhomës së Deputetëve, e ka sfiduar që “lejen” t’ia marrë Kongresit amerikan.
k.c.
Comments
Oh nje kthese U thote. O ju
<p>Oh nje kthese U thote.</p><p>O ju marrte dreqi shqipen tuaj. Po flisni anglisht ore me mire. Se ashtu kuptoheni me mire.</p>
Po, pra, thuaj o vlla "kthese
<p>Po, pra, thuaj o vlla "kthese 360 grade", se eshte me shqip ashtu sesa "kthesa u"</p>
180 grade deshte te
180 grade deshte te thuash.
Me fal ...
Add new comment