Basha afrohet me Topin. Promotorët e afrimit? Biznesmenët, miq të përbashkët të të dyve!!!

Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se kreu i PD-së, së fundmi ka rritur takimet intensive me kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, për të bërë të mundur afrimin e tij në PD, përcjell DITA. Gjëja që të habit, është se këto afrime siç thuhet “janë nxitur nëpërmjet disa biznesmenëve të përbashkët, të cilët i duan bashkë Bashën dhe Topin”. Pse mund t’i duan bashkë? Dhe çfarë opinioni mund të kishin për këtë 33 mijë votuesit e FRD? Sa prej tyre do i donin bashkë?
Basha dhe Topi besohet se kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, por konfliktet me z. Berisha i ftohën politikisht.
Synimi i Bashës, thuhet nga “brenda” është që të afrojë në PD figura të ”vjetra” në PD, si Bamir Topi e Eduard Selami dhe të nxjerrë jashtë loje figurat të tjera si Olldashi, Topalli, Bode, e gjithë klanin e tyre. Që pas takimit të gushtit të Topit me Bashën, në të dyja partitë janë forcuar edhe më tepër zërat për afrim mes Bashës dhe Topit.
k.c.
Comments
Sado qe te perpiqen per te
<p>Sado qe te perpiqen per te afruar figura të ”vjetra” në PD, biznesmene etj.. Partia Demokratike eshte nje force jonatyrale politike ne Shqiperi per te qene mazhorance! Ata kurre nuk kane fituar zgjedhje ne menyre natyrale..! Ne vitin 1992 vota ishte me teper anti-PS(PPSH) se sa pro-PD. Menjehere shqiptaret u zhgenjyen nga PD dhe qe atehere nuk kane mbedhur kurre vota per te qene mazhorance me bazament. Vetem percarja e PS(krijimi i LSI) dhe me pas edhe ndihma e LSI duke mos lene menjane edhe faktorin nderkombetar, mundesuan qe PD te qendronte me sforco te madhe ne pushtet. Po e lane nderkombetaret ne fatin e saj, kjo parti do te shkaterrohet lehtesisht..!</p><p>Po keshtu edhe pluralizmi ne kete vend..! Sepse duket e veshtire mundesia qe LSI te jete rivali i PS-se ne te ardhmen..!</p><p>Por, n.q.s kjo u pelqen nderkombetareve atehere kot investuan per PD-ne ne vitet 90. Mund te lejonin pluralizmin edhe me PPSH, Frontin Demokratik, Bashkimin e grave, Komitetin e Veteraneve...etj..qe ne vitin 1991..!</p>
Sic thuhet?!!!
<p>Sic thuhet?!!!</p>
Add new comment