Provokimi për “rënien e mazhorancës”, shkelje syri për Metën. Sa për gjasat reale…

Janë shtuar disi zërat e “shanseve matematikore” për shpërbërjen e mazhorancës së re që ende nuk është futur në parlament. Pas zgjedhjeve, një gjysmë provokimi mbi gjasat e shkëputjes masive të deputetëve të LSI-së nga koalicioni me socialistët, e bëri deputeti demokrat Paloka. Ndërsa së fundi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, e kanë rimarrë provokacionin, duke thënë për Ora News se “opozita do të jetë e fuqishme përballë një mazhorance qeverisëse që mund të bjerë në çdo moment”. Mediu dhe Ndoka folën edhe për krijimin e mundshëm të polit të tretë politik. Ndërsa për Mediun është e rëndësishme forcimi i së djathtës, për demokristianin Ndoka krijimi i polit të tretë do t`i jepte më shumë hapësira partive të vogla politike. Por me këtë rast, dy deputetët që dolën nga lista e PD-së nuk humbën mundësinë për të hedhur spica drejt së majtës.
Duke qenë se shpresa vdes e fundit dhe opozita e re do mirëpriste çdo çarje të mundshme Rama-Meta (së cilës padyshim do t’ja bëjë hyzmetin), ndoshta Mediu e Ndoka bëjnë thjesht detyrën me këto diversione. Por meqë këto spekullime bëhen lirshëm në të djathtë të politikës, a i kanë llogaritur ata të gjitha makinacionet? Fjala që vjen, a e kanë futur në hesap mundësinë që pesë deputetët e Shpëtim Idrizit mezi presin të kalojnë nga e majta, siç janë dhënë shenjat?
a.k
Comments
Budallalleku ka fituar

Budallalleku ka fituar qytetarine ne kete vend, qyshse Sali Berisha ka qene dikush ne jeten politike. Qe ditet e para pas zgjedhjeve eshte degjuar shume ky diversioni, qe te qeveriset pa PS; imagjino se ku shkon imagjinata: te behen bashke, me kuc e me mac, te gjitha partite e te gjithe deputetet jashte PS, dhe te behet nje qeveri ku vec PS nuk eshte! E te mendosh qe supozohet qe te mos qeverise partia qe mori pothuaj gjysmen e parlamentit, e qe eshte te pakten 20 deputete para partise se dyte...dhe e gjithe kjo energji qe te mos qeverise Rama! (hahahahahahahaha)

Dhe nuk morem parasysh situaten politike, ku Meta nuk ka pothuaj asnje motiv e asnje leverdi (dhe pothuaj as te drejte, duke qene se i mori mandatet ne koalicion) per te bere numra te tille...per me teper, merreni me mend nje rezultat elektoral te ndonje pale zgjedhjesh te parakohshme, pas ketij "grushti shteti"...

Mendova se keto naivitete do ishin shuar, por sic duket e liga dhe budallalleku nuk na shqiten kollaj.

Po ja le te themi se LSI ka

Po ja le te themi se LSI ka te njejtat shpresa te nderroje kahje me ato qe kane te majtet te rilindin, Thjesht per te shpjeguar qe budallalleku/naiviteti nuk fle vetem ne nje krah.

...e paraprire kjo nga idete

...e paraprire kjo nga idete gjeniale te Artan Pressident Hoxhes per ekzistencen reale te Polit te Trete nga LSI-ja...

A E DIN KETA PRALLEN ME

A E DIN KETA PRALLEN ME DHELPREN QE I SHKONTE PRAPA DASHIT DHE PRISTE QE TI BININ KOQET?

E djathta (pa Saliun),

E djathta (pa Saliun), mjafton t'i ofroje Ilir Metes postin e Kryeminstrit, e pastaj le te shofim se cfare ndodh: naivitet, ligesi, karierizem, nepotizem, korrupsion apo....shqiptarizem? Oh se harrova, edhe ndonje portofol ministri atij, si e ka ai, Timit te Idrizajve....

Add new comment