Kerri-Asad, miq dhe armiq. Politika amerikane, Siria e sotme dhe Iraku i djeshëm

Po bëjnë xhiron e rrjetit disa foto (mes tyre kjo) e Sekretarit të Shtetit, Xhon Kerri, duke darkuar me diktatorin sirian Bashar al- Asad. Fotoja mendohet se është realizuar në shkurt të vitit 2009, kur Kerri si senator ishte në Damask për të diskutuar për çuarjen përpara të procesit të paqes në rajon. Çifti Kerri me çiftin Asad janë në një darkë të çlirët e të këndshme. Bashar, pasardhës i të atit Hafez al Asad në krye të Sirisë, për disa kohë është konsideruar si një version modern dhe më pro-demokratik se babai, megjithëse aleat i Iranit. Por duket qartë se Kerri ka ndryshuar radikalisht qëndrim mbi “miqtë” e dikurshëm të asaj darke. Shumë shpejt, analistët nisën të kujtojnë fotot miqësore dhe pamjet e vizitave të dikurshme të Donald Ramsfeldit në Irakun e Sadam Huseinit, kur ishte këshilltar presidencial në vitet 80. I njëjti Ramsfeld, që më pas si sekretar Shteti kishte një tjetër rol përballë Irakut. Vetëm se ka diçka: Sadami e përdori në masë gazin kundër kurdëve dhe askush nuk ngriti zerin, madje për shumë vite s’i hyri gjemb në këmbë. Fati i Basharit, ende luhet.
a.k
Add new comment