Sot votime pjesore në Dardhas (Korçë) dhe Rrethina (Shkodër). PD kundër LSI+PS. Raste votimi familjar!

Në rast se nuk e keni vënë re, sot votohet në dy komuna të Shkodrës e të Korçës, (Rrethina dhe Dardhas) për kryetar komune.
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim konkurrojnë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa Partia Demokratike garon e vetme.
Në Dardhas garojnë Gentjan Pere nga PD dhe Genci Hamollari nga LSI, ndërsa në komunën Rrethina gara zhvillohet mes kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Harushës dhe atij të Partisë Demokratike, Ritvan Guri.
Nuk mund të mungonin shkeljet, dhe News 24 ka mundur tëxhirojë raste të votimit familjar në Dardhas. Votuesit hyjnë në këndin e fshehtë të votimit njëkohësisht dhe gjithçka ndodh në sytë e komisionerëve dhe vëzhguesve të kësaj QV-je.
ne.su.
Add new comment