Berisha ankohet te Grossruck për PS dhe e konsideron si njeriu që nuk u lodh kurrë së ndihmuari Shqipërinë!!

Vazhdon qaravitja e qeverisë në ikje ndaj së vuajtjeve të prezumuara të së ardhmes. Pas Ministrit Halimi që iu qa ambasadorit izraelian, sot ka qenë Kryeministri që në takim me z. Wolfgang Grossruck, deputet i parlamentit austriak dhe President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i është ankuar se PS do ta fusë vendin në reçesion.
Partia Socialiste, tha Kryeministri, me premtime antiglobaliste dhe jo realiste si shërbim shëndetësor falas, heqje të taksave për 95 përqind të shqiptarëve, legalizime falas etj, dhe me një ekip qeverisës pa eksperiencë do ta çojë Shqipërinë në recesion, duke sjelle krizë ekonomike, papunësi e varfëri.
Ndër të tjera, Kryeministri i falenderoi “në mënyrë të veçantë” z. Grossruck për mbështetjen, angazhimin e vazhdueshëm dhe ndjenjat e sinqerta të miqësisë për Shqipërinë e shqiptarët, dhe e cilësoi atë një njeri, i cili nuk lodhet kurrë për të ndihmuar këtë vend!!
k.c.
Add new comment