Të hënën, mbledhja e qeverisë në Durrës. Sipas gjasave duhet të bëhen gati, Shkodra po e po, por edhe Elbasani, Korça…ndoshta dhe Kolonja!

Edhe pas kritikave dhe akuzave të rënda që Kryeministri në detyrë Berisha i bëri Ramës pë mbledhjen e qeverisë në Vlorë, se me këtë mënyrë po përhap 20 përqindëshin e bashkisë së Tiranës në të gjithë Shqipërinë, Rama me mospërfillje ka vendosur të mbledhë të hënën qeverinë në Durrës. Në fakt ai kishte planifikuar që këtë mbledhje të dytë ta bënte në Shkodër, por për shkak të zgjedhjeve që zhvillohen në Komunën Rrethina të këtij qyteti ditën e dielë, ka vendosur ta shmangë Shkodrën.
Në mbledhjen e Durrësit pritet që të disakutohet për detyrat e lëna nga Rama për ministrat e tij, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me qeverinë.
Zh.
Add new comment