Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, një plagë e dhimbshme që duhet gjejë zgjidhje në bisedimet Prishtinë-Beograd

Sot dhe nesër, njoftojnë mediat kosovare, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur do të organizohen manifestime nën përkujdesjen e kryeministrit Hashim Thaçi, ndër të cilat është inaugurimi i Kompleksit të Varrezave në Çabrat-Gjakovë, e zbulimit të "Pllakës për të zhdukurit në Sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë si dhe disa aktivitete të tjera të planifikuara nga Këshilli Organizativ.
"Ka ende edhe 1,726 persona që evidentohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Këtë plagë të rëndë të luftës, ai e paralajmëron si një çështje që do zgjidhje dhe që duhet të jetë pjesë e pashmangshme në bisedimet e mëtejme Prishtinë-Beograd.
Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka bërë të ditur se në rajonin e Ballkanit mbesin edhe 11,859 persona të pagjetur nga luftërat e viteve 1990. Organizata sqaron se në Bosnjë nuk është zbardhur fati i 7,886 personave, në Kroaci i 2,246 dhe në Kosovë i 1,727. Komiteti i Kryqit të Kuq u ka bërë thirrje autoriteteve në rajon që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.
Zh.
Add new comment