Del Ponte sërish në skenë: Gazin sarín e përdorën rebelët, jo Asadi

Postuar në 27 Gusht, 2013 12:32

Ish prokurorja e shumëpërfolur e Gjykatës së Hagës, zviceriania Karla del Ponte, tashmë me tagrin e anëtares së komisionit të OKB-së për hetimin e ngjarjeve në Siri, ka deklaruar për televizionin zviceran Swiss TV se ka gjasa që të jenë kryengritësit dhe jo regjimi i Asadit, përgjegjës për sulmet kimike në vend. “Është e nevojshme që çdo gjë të hetohet me kujdes. Tani për tani kemi dyshime se ishin kryengritësit ata që përdorën armët kimike”, sqaroi ajo. Po kështu, Del Ponte theksoi se ende nuk ka dëshmi të plota që gjatë sulmeve është përdorur gazi sarín. Del Ponte, është shprehur që pas akuzave të para reciproke për përdorim armësh kimike në Siri, para pak muajsh, për dyshime se përdoruesit e këtyre armëve shfarosëse ishin grupe të lidhur me rebelët. Kështu, deklaratat e saj në fillim të majit bënë xhiron e botës. Po pas sulmeve të fundit në Damask, si qëndron e vërteta?

Re.pu

Comments

Submitted by Lui nga Ksamili (not verified) on

Kjo shushke po shikon endrra me sy hapur. E paska marr zarfin nga Assad kjo shushke qe ska me tru ne koke. Zoti na ruajt kur u japim interes deklaratave te njerzve si pune kesaj te ikure nga trute e kokes.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Kurse agjencite amerikane te zbulimit dhe administrata Obama kane pranuar se mjaft prej rebeleve siriane jane xhihadiste te lidhur me Al - Kaiden.
Jam dakort me ty Lui nga Ksamili:

Keta rebele jane burra te mire dhe nuk ka mundesi te perdorin arme kimike apo nuk ka mundesi te shkaktojne provokime te genjeshtra !!!!

Submitted by Hithri (not verified) on

Paska marre pare nga Asadi kjo plake e qelbur? Po nga e di kjo cfare ndodh atje apo ka agjensi zbulimi te veten?

Submitted by Anonim (not verified) on

Lexoje artikullin pastaj komento. Del Ponte eshte aktualisht antare e grupit te OKB per hetimin e ngjarjes dhe eshte nje nga njerzit me te respektuar ne perendim. Mbeshtetja qe talebanet (perfshire ketu dhe islamistet shqiptare qe jane perhapur si murtaje ne kombin tone) iu bejne kryengritesve ne Siri tregon se kush fshihet pas tyre. USA do beje nje gabim te nderhyje perkrah Alkaides te Sirise.

Submitted by Pal (not verified) on

Ja nje prove tjeter qe kjo (deleted) i esht shitur rusise.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

çdokushi qe flet kundra asaje qe s'na intereson, ka marre zarf. Ha,ha,ha.

Submitted by Katerina (not verified) on

Zakonisht e dime se prokuroret flasin pasi jane bazuar ne prova dhe jo tym ne ere perpara hetimeve, madje e kudnerta eshte diletantizem i shkalles se ulet. Meqenese ka dyshime se i kane perdorur rebelet le te na e thote edhe se ku i moren, kush i furnizoi dhe pse do ta perdornin mbi civilet dhe mbi ushtrine keta rebelet (per te fituar mbeshtetje nderkombetarisht?! Kush e ha kete.).

Submitted by Pal (not verified) on

Prove e qart qe kjo (deleted) manovrohet nga rusia. E kan blere qe kur ishte prokurore ne Hage. Taktike funksionale kjo, qe perdoret nga te pa skrupullt. Te akuzosh kundershtarin ose viktimen per krimet qe ben ti (shiko: Sali Karaduza i Vucidollit).

Submitted by Pirro (not verified) on

Satelitet ruse kane filmuar dhe fotografuar pamjet e gjuajtjeve me raketa me gas nervin te periferise se kryeqytetit sirian Damask dhe raketat vinin nga pozicionet e terroristeve salafite te mbeshtetur nga Arabia Saudite, Katari, Turqia e Izraeli. Provat jane dorezuar ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se por deri tani preferohet te heshtet per t'i lene dore te lire shteteve kriminele perendimore te emulojne edhe njehere krimet çnjerezore te kryera ne Afganistan e Irak. Perdorimi tejet makaber i armeve kimike nga ana e grupeve alkaediste ne Siri, u be pas shkaterrimit te bazave te fundit te ketyre kokepreresve kanibale nga ana e Armates Siriane te presidentit Bashar Al-Assad. Ishte nje shenje deshperimi per te terhequr Perendimin ne nje lufte qe ky i fundit per hir te shtetit terrorist nazi-sionist, e ka ideuar e financuar nga fillimi deri ne fund.

Te shpresojme qe pergjigja siriane te jete e perpikte dhe e ashper per t'ju treguar zagareve filo-nazisioniste anembane Botes, se keshtu siç e kane zene do te perfundojne keq e me keq!

Submitted by 300 evro (not verified) on

Po ata satelitet, pane edhe permbajtjen e raketave?!! Urrejtje greke-ruso-ortodokse kunder SHBA dhe Perendimit me duket kjo e jotja mua o Pirroioooo

Submitted by Vinny (not verified) on

O Pirro mos rri duke shpresuar e komentuar, por ngjish armet dhe bashkoju liderit tend shpirteror Al-Assad-it.  Te uroj  shendet e ato te forta!

Submitted by anticensurë (not verified) on

karla moj shpirt,dyshime ka se mund ta kenë përdorur dhe vet të helmuarit,dyshime ka që mund ta kenë përdorur dhe shqiptarët që kanë shkuar muxhahidin,dyshime ka që munt ta kenë përdorur dhe amerikanënt,anglezët,rusët dhe kinezët e përfshi të gjithë shtetet në OKB dhe jo,mund ta kenë përdorur dhe OJQtë duke filluar nga amnisti interneshënëll e mjekët pa kufi,mund ta ket përdorur dhe dalajlama,bile dhe paraplegjikët!

hetime me kujdes të tuat zgjatin një shekull moj shpirt!!po të hetosh gjithë dyshimet që ti ke,o të tjerët kanë do të duhej ta ripopulloje sirinë jo vetëm me njerëz por dhe me kafshë e insekte!

ti e ke këtë të mirë që e lëshon fjalën si lopa bajgën,por nuk është kjo e keqja!e keqja e madhe është se ta dëgjojnë!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.