Ish-ministri suedez Pagrotsky flet për heqjen e taksave dhe i kujton Ramës rrezikun e shtetit elektoral

Shqipëria e Gjeneratës së Re na dha mundësinë të dëgjonim (përveç Ramës) edhe ekspertë të tjerë, një ndër të cilët dhe ish-ministri i ekonomisë dhe tregtisë Suedeze Leif Pagrotsky.
Në ditën e dytë të konferencës, Pagrotsky e paralajmëroi kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se ndërhyrjet për të cilat ka nevojë vendi mund të kenë pasoja politike deri në humbjen e zgjedhjeve, por sfida është të mos ndërtohet një shtet elektoral.
Tha Pagrotsky: “Me fat që jeni fqinj me Turqinë e cila është një ekonomi në rritje. Gjëja më e lehtë për të bërë është që të bëjmë premtimin e uljes së taksave apo përjashtimin nga pagimi i taksave. Ne e kemi bërë këtë për gjenerata të tera dhe në fakt ishte një situatë tmerrshme, na u desh të hiqnim thuajse të gjitha përjashtimet, të gjitha reduktimet dhe të vendosnim një përparësi të caktuar kryesore që të sillnim para në buxhetin e shtetit dhe të reduktonim deficitin. N.q.s duam të mbështesim disa fusha duhet të vendosim sistem transparence. Të bazohet ekonomia juaj dhe rritja ekonominë në deficit dhe në borxhe, kjo është shumë e rrezikshme. Mund të duket gjë e mire në aspektin afatshkurtër, por ama më pas ata që do tu kenë dhënë paratë borxh do ti kërkojnë ato”.
k.c.
Comments
Po shfryn edhe Rama, po

Po shfryn edhe Rama, po fillon te krijoje alibite per premtimet qe nuk ka per ti mbajtur, dhe per kete e ndihmon shume mire zyra e propagandes me respublica & co. Ju jeni rrezik kombetar, kini frike popullin se nese berisha ia hodhi paq juve mund tju presi fundi i gadafit

" situatë disastrofë" në

" situatë disastrofë"

në çgjuhë është kjo???

marsiane???

DISASTROFË???

ju keni për të përfunduar në gjyqin e hagës për "gjuhicid",jo vetëm të shqipes por dhe për bastardimin e gjuhëve të tjera!!është skandal mor njerëz se ku i gjeni këto fjalë??dje kishit nxjerë fjalën e re "surprizoj" sot "disastrof"!

si duhet lakuar kjo fjalë mor njerëz që shkarravisni nëpër gazeta??ju duket vetja të mënçur??

"mos ndërtohet një shtet elektoral."

një mendim i shkëlqyer!një mendim i formuluar në mënyrë të shkëlqyeshme!!

që nga '91ëshi e këtej kemi pasur shtetin elektoral!!shtetin partizan!!pa asnjë lloj strategjie dhe me moton "carpe diem"!

kap momentin,për të jetuar,për të vjedhur për të sunduar!!asgjë nuk është bërë me një plan strategjik,asgjë nuk është bërë për nesër!

po të shkosh në paris,shikon luvrin!i cili nuk është ndërtuar nga një gjeneracion,por nga shumë!është i bukur dhe i madhërishëm sepse vazhduan punën njëri pas tjetrit,jo si tek ne,prish punën e paraardhësit!!

shiko murin kinez,vlerësohet nga 6-21mijë km i gjatë,i ndërtuar për shekuj me rradhë!ndryshe nga ne që shkatërrojmë pas 4 vjetësh maksimumi pas 8 vjetësh!!

akoma nuk barazohemi me kinezët e shekullit të III para erës tonë!!

Modeli ku duhet te bazohet

Modeli ku duhet te bazohet zhvillimi ekonomik :

-taksim i thjeshte dhe per te gjithe. te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.

-inventarizim i gjithe bizneseve dhe aseteve te tyre

-vazhdim i investimeve ne rruge, hekurudhe dhe porte, me pjesmarrjen e kapitali shteteror dhe privat

-koncesione ne zonat me mundesi zhvillimi turizmi intensiv

male osdrimi një nga shtetet

male osdrimi

një nga shtetet më të stabilizuara në europë është zvicra!shtet që falë ndërtimit të thjeshtë të shtetit ka bërë që të mos ketë pothuajse asnjëherë kriza!të ketë një mirqënje të lartë,një shtet të qëndrueshëm,një administratë të vogël dhe një shërbim të shkëlqyer social!!

ti i ke dhënë fare mirë 4 pikat ku duhet të përqëndrohet qeveria:taksën,inventarin,jo vetëm mbi privatin por dhe mbi pasurinë shtetrore,zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmin,më pas duhet të flitet për shfrytëzimin në maksimum të pasurive(aseteve)të mbi dhe nëntokës,arsimimin e rinisë,freskimin e dijeve për pasuniversitarët/pas mbarimit të shkollës,zbatimin e ligjit,ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e tyre si të pavarur,luftimin e korrupsionit dhe krimit(të thjeshtë dhe të organizuar)e shumë e shumë gjëra të tjera!!

POR¨këto bëhen vetëm kur ka një strategji të politikës shqiptare!bëhen kur nuk luftohet për të qënë në pushtet,por për të ndërtuar shtetin!atë shtet ku do të lindin dhe rriten,shkollohen dhe punësohen fëmijët e politikanëve!!deri më sot kemi/kanë punuar për shtëpitë e tyre,për tu zgjedhur legjislaturën pasardhëse,që fëmijët e tyre të shkojnë e studiojnë jashtë dhe vetë pas një kohe tja mbathin dhe ata!!

politikanët e kanë trajtuar shtetin si një lopë për mjelje dhe e kanë ushqyer sa për të ndenjur në këmbë!lehtësi mjelje,asgjëmë tepër!!

Add new comment