“Rebelohet” biznesi në pikën e Morinit: Mjaft luftës tregtare

Jemi vëllezër, një gjak, një flamur etj, por retorika patriotike nuk e ka penguar luftën tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, por edhe Maqedonisë, të zhvillohet rregullisht e shpeshherë të ashpërsohet. Një kulm më vete u arrit edhe sot në këtë drejtim, kur në pikën e kalimit kufitar të Morinit më shumë se 150 kompani të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë kanë protestuar sot paradite, kundër barrierave doganore që po zbatohen nga qeveritë respektive ndaj biznesit i cili realizon import-eksport të mallrave të ndryshëm. Si formë proteste u zgjodh rreshtimi në anë të rrugës i 40 kamionëve në zonën neutrale. Përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar krijimin e një organi të vetëm doganor, heqjen e tarifës prej 40 eurove për qëndrim në terminalin e ndërtuar nga pala kosovare, terminal që menaxhohet nga një kompani private,fatura unike nga të dyja palët etj. Ata deklarojnë se që nga 1 gushti eksporti është bërë i vështirë dhe e vetmja që përfiton nga kjo situatë është Serbia, që rrit mundësinë e futjes së mallrave të saj në Kosovë.
a.k
Add new comment