SHQUP, edhe shefi i Shtabit Gjen. Gjunkshi, kundër. Pa lejen e tij nuk mund të tjetërsohej prona por...

Postuar në 28 Gusht, 2013 02:47

Vetëm dje është botuar i plotë vendimi i qeverisë për kthimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike. Vendimit i është bashkëngjitur edhe raporti i inventarit të pasurisë, i cili është mbajtur i fshehtë për më shumë se 2 javë. Nga inventari dallohet qartë se Qendra Kulturore e Ushtrisë, është detyruar që të shkojë në një godinë ku jo vetëm sipërfaqja e godinës është më e vogël, por edhe trualli dhe mundësinë për zhvillimin e aktiviteteve janë më të pakta, raporton Shekulli.

Në letërkëmbimin përkatës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, pa miratimin e të cilit nuk mund të tjetërsohej prona, duket se kundërshton planin për t’ia hequr Ushtrisë SHQUP-in.

Në përgjigjen e datës 14 gusht, shkruhet: “Vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën që kjo qendër ka shërbyer, gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjioz për aktivitetet ose ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura, por edhe të shtetit shqiptar. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e Planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

Pra, Shefi i Shtabit nuk është dakort, por... kujt në Shtetin Shqiptar i duhet se çfarë thotë Shefi i Shtabit?

k.c.

info e plotë:

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=29502&kat=87

 

(në foto: Gjen Gjunkshi, Berisha dhe Imami)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.