Borxhi që Berisha po i lë trashëgim Ramës. Braçe: Jemi në situatë të rëndë financiare

Shqiptarja.com shkruan sot se qeveria Rama do ta nisë qeverisjen e saj me një barrë të rëndë mbi shpinë, për shkak se qeveria Berisha do t’i lërë si trashëgim një detyrim gjigand financiar, të cilin ajo duhet ta zgjidhë. Barra llogaritet në mbi 1 miliard euro, në rast se nuk merret parasysh kompensimi financiar i ish-pronarëve. Pavarësisht nga deklaratat e Berishës dhe Bodes së situata makroekonomike mbetet e shëndoshë dhe arka e shtetit transferohet në rregull, stafeta e borxhit është shumë e rëndë për t’u përballuar. “Marrja e borxheve ka qenë rruga e preferuar e qeverisë në ikje, edhe kur e pa se administrata fiskale po humbte gjithnjë e më shumë terren në grumbullimin e të ardhurave dhe shpenzimet shkurtoheshin me një ritëm shumë herë më të vogël se ai i uljes së hyrjes së parasë në arkën e shtetit”, shkruan gazeta, e cila përmend heqjen e kufizimit të rritjes së borxhit publik si shenjë e dështimit.
Ndërkaq, ndonëse kreu i Financave, Ridvan Bode, u shpreh për sufiçit të buxhetit në muajin korrik, ka ardhur reagimi i deputetit socialist, Erjon Braçe, sipas të cilit treguesit financiarë provojnë se qeveria e Sali Berishës nuk ka zbatuar ligjin për buxhetin e shtetit, duke krijuar një situatë të rëndë financiare. “Kështu, të ardhurat nuk janë realizuar sipas ligjit dhe mungojnë 115. 000. 000 dollarë. Vetëm në të Ardhurat Tatimore mungojnë 146. 000. 000 dollarë. Të ardhurat nga tatimet e doganat mungojnë 131. 000. 000 dollarë”, shkruan Braçe.
Re.Pu
Comments
Qelbaniket, hajduterit, e
<p>Qelbaniket, hajduterit, e kriminelet akoma genjejne e akoma kujtone se ju'a var njeri.....ikni or ndyresira dhe mos ju degjofshin e pafshim kurre me</p>
Add new comment