Arkiv-Lajme

Ushtarakët prangosin shefin e Vëllazërisë, Egjipti në prag lufte civile

Postuar në 20 Gusht, 2013 06:40

Lidershipi ushtarak i Egjiptit po ja “shtrëngon rrethimin” Vëllazërisë Myslimane, pasi sot në mëngjes ka arrestuar liderin e saj, Muhammad Badie, në kryeqytetin Kajro. Mediat shtetërore raportojnë se 70 vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Kjo ngjarje vjen menjëherë pasi 35 policë u vranë në gadishullin e Sinait nga skuadra militantësh, ndërsa nga ana tjetër 37 të burgosur të Vëllazërisë vdiqën teksa ishin në duart e policisë.

Intervista e Nishanit: Kush ka ankesa, të shkojë në Kushtetuese

Postuar në 20 Gusht, 2013 05:15

Presidenti i Republikës ka dhënë një intervistë për “Panoramën” e sotme, në qendër të së cilës është çështja e SHQUP-it dhe akuzat që rrodhën pas firmosjes së dekretit përkatës (që ende nuk figuron në faqen zyrtare të Presidencës). “Dekreti doli në momentin që erdhi propozimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes. Në ushtrim të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, Presidenti vendosi ta nxjerrë atë dekret. Nga pikëpamja formale, ai dekret është në respekt të plotë të ligjit dhe kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës.

RD gjen tek Edi Rama një oligark të fshehtë të ekipit të Lacios. Dhe ka “prova”.

Postuar në 20 Gusht, 2013 04:26

Gazeta RD bën “goditjen” e rradhës. Në fakt, zbulimin (që është një muhabet kafenesh i hedhur në letër) e ka bërë një gazetë fantazëm që nuk figuron asgjëkundi, Ekspres, e cila thotë se Edi Rama është aksioner i fshehtë tek ekipi italian i Lacios. Si argument për këtë teori sillen dy momente: E para, Rama është mik me Igli Taren, drejtor teknik tek ekipi roman, dhe e dyta: Rama ishte i pranishëm në ndeshjen e superkupës Lacio-Juventus. Ah, po, ka dhe një episod tejet të dyshimtë: Lacio humbi dhe Rama u pa i mërzitur, rrjedhimisht ai duhet të ketë aksione tek ekipi i Klaudio Lotitos.

Kisha-pallat kulture, rikthehet godina tek bashkia. Le të mbyllet me kaq.

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:27

Pasi mbajtën një meshë “triumfi”, besimtarët që hynë forcërisht në godinën e pallatit të Kulturës në Përmet janë larguar prej andej dhe sot mësohet se policia private ka rimarrë ndërtesën, e shndërruar në kishë me emrin "Shën Maria e Pazarit". Bashkia e qytetit fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit, por drejtori i kulturës në bashki, Bledar Mane, njëherësh autor shkrimesh tek gazeta Tema, në një prononcim të djeshëm e gjente fajin nga pak tek të gjitha palët e përfshira (dhuna e policisë private, indiferenca e policisë së shtetit etj).

Trupa shqiptarësh në Danub; dokumentari ku rrëfehet polici serb!

Postuar në 19 Gusht, 2013 15:54

 

Mijëra shqiptarë të Kosovës ende figurojnë të zhdukur, presidenti serb Nikoliç edhe sot deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën dhe është gati të sakrifikojë integrimin; Beogradi zyrtar nuk duket se ka ndërmend të kërkojë falje për tmerret e Kosovës, por një film i rrallë dokumentar, prodhim i "Kosovachannel", ilustron policë serbë dëshmojnë se si kanë parë kamionë me trupa shqiptarësh nga Kosova, të cilët gjatë luftës janë hedhur në lumin Danub.

Pamjet dhe fotot: Hashashi, spektakël gjelbërimi në fshatin që s’ka nevojë për emrin

Postuar në 19 Gusht, 2013 14:29

A është surprizë këto vite ndonjë titull me lajmin se në Lazarat mbillet hashash? Apo ndonjë foto që e ilustron faktin tashmë të gjithënjohur? Sigurisht që jo. Por ama, në kuadrin e kësaj beteje gjysmë të heshtur, ose më saktë gjasme beteje me policinë e shtetit, që po bën fshatin në kulmin e sezonit për prodhimin e ri, është interesante përpjekja e shqiptarja.com dhe A1 Report, që vijnë me ilustrime fotosh e pamjesh të freskëta nga hashashi spektakolar që mbillet në çdo rrëzë e shesh të këtij fshati, madje edhe në trajtë plantacionesh.

 

Athinë, notë proteste për Përmetin, por pa përmendur fare thelbin e çështjes

Postuar në 19 Gusht, 2013 13:44

Konflikti i Përmetit mes bashkisë dhe kishës ortodokse, ka sjellë një tjetër reagim nga qeveria greke. Ministria e Jashtme e shtetit fqinj, siç njofton TCH, ka thirrur urgjent ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, për t’i paraqitur këtij të fundit një notë proteste. Në deklaratën për shtyp, Ministria në fjale dënon aktin e dhunës ndaj një qytetari grek dhe një minoritari, të ndodhura në Përmet, si dhe goditjen me gurë të konsullatës greke në Gjirokastër. Sipas selise së diplomacisë greke, këto dy akte të paprecedenta dhune kërcënojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Shënim/ Lirimi i Mubarakut dhe Egjipti përpara drejt së shkuarës

Postuar në 19 Gusht, 2013 12:25

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se Hosni Mubarak, ish-presidenti egjiptian i rrëzuar nga pushteti në revoltën e vitit 2011, do të lirohet nga burgu brenda 48 orësh, pasi prokuroria i hoqi atij akuzën për korrupsion. Por 85-vjeçari Mubarak sidoqoftë do të përballet me gjyqin lidhur me akuzat për urdhërim të vrasjes së protestuesve gjatë revoltës së 2011-ës.

Bizhga, shefe e kabinetit të Ramës. “E mposhti sëmundjen e keqe”, krenohet kryeministri

Postuar në 19 Gusht, 2013 10:39

Më shumë se një njoftim administrativ, ka krijuar një moment emocional njoftimi i kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në facebook, se drejtoresha e kabinetit të kryeministrit të ri do të jetë Vali Bizhga. Bashkëpunëtorja e vjetër e Ramës edhe në bashki si ish nënkryetare e drejtore kabineti, sipas kreut të PS ka fituar gjithashtu një betejë tjetër të madhe me një sëmundje të keqe.

Daçic kërcënon liderët lokalë serbë: Shkoni në zgjedhjet e Kosovës, ose ju ndërrova

Postuar në 19 Gusht, 2013 09:10

Zhvillime interesante në marrëdhëniet mes Beogradit zyrtar dhe liderëve lokalë serbë në Mitrovicën e Veriut. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç i ka kërcënuar këta të fundit me zëvendësimin e tyre, nëse vazhdojnë të kundërshtojnë politikat e Qeverisë serbe. Vendimi i kerëve lokalë serbë për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të shpallura më 3 nëntor, nuk i ka pëlqyer Daçicit, pasi përbën sfidë serioze në zbatimin e Marrëveshjes Prishtinë - Beograd.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme