Shënim/ Lirimi i Mubarakut dhe Egjipti përpara drejt së shkuarës

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se Hosni Mubarak, ish-presidenti egjiptian i rrëzuar nga pushteti në revoltën e vitit 2011, do të lirohet nga burgu brenda 48 orësh, pasi prokuroria i hoqi atij akuzën për korrupsion. Por 85-vjeçari Mubarak sidoqoftë do të përballet me gjyqin lidhur me akuzat për urdhërim të vrasjes së protestuesve gjatë revoltës së 2011-ës. Megjithatë, nën dritën e zhvillimeve të reja në vend, nën qeverinë e përkohshme të instaluar pas grushtit ushtarak të shtetit, akuzat për viktimat mes protestuesve në kohën e rrëzimit të Mubarakut, janë ironike pas viktimave të këtyre ditëve. Mubarak, që ish ushtarak i lartë që erdhi në pushtet dhe shtypi lëvizjet islamike me përkrahjen e Perëndimit, mund ta shohë realitetin e pas dy viteve të vendin e tij: Një kastë ushtarake që shtyp islamikët (së shpejti mund të aktivizohet nxjerrja jashtë ligjit e Vëllazërisë Myslimane) dhe që kërkon qoftë dhe me gjak, të ruajë balancat institucionale-fetare në vendin kyç të Lindjes së Mesme; një ushtri që më në fund lejoi përmbysjen e tij dhe ndodhet sot në të njëjtat pozita; dhe vendet perëndimore dhe disa aleatë në rajon, që e përkrahin ushtrinë, paçka se kritikojnë dhunën. Dhe Mubarak mund të thotë: Të gjithë këto i kishit me mua; madje Vëllazërinë që ju po e shtypni tani, unë e kisha mënjanuar me kohë: atëherë ç’dreqin patët që më hoqët?
a.k
Comments
Mubarak mund të thotë:
<p><strong>Mubarak mund të thotë: ç’dreqin patët që më hoqët? </strong></p>
Add new comment