Bizhga, shefe e kabinetit të Ramës. “E mposhti sëmundjen e keqe”, krenohet kryeministri

Më shumë se një njoftim administrativ, ka krijuar një moment emocional njoftimi i kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në facebook, se drejtoresha e kabinetit të kryeministrit të ri do të jetë Vali Bizhga. Bashkëpunëtorja e vjetër e Ramës edhe në bashki si ish nënkryetare e drejtore kabineti, sipas kreut të PS ka fituar gjithashtu një betejë tjetër të madhe me një sëmundje të keqe. Rama shkruan në tekstin e tij në fb se “një betejë më e rëndësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet. Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri”.
a.k
Comments
bravo Vali per fitoren ndaj
<p>bravo Vali per fitoren ndaj semundjes, forca per detyren e re.</p>
Urime Valit per sherimin,
<p>Urime Valit per sherimin, zoti qofte me te.</p>
Add new comment