Trupa shqiptarësh në Danub; dokumentari ku rrëfehet polici serb!

Mijëra shqiptarë të Kosovës ende figurojnë të zhdukur, presidenti serb Nikoliç edhe sot deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën dhe është gati të sakrifikojë integrimin; Beogradi zyrtar nuk duket se ka ndërmend të kërkojë falje për tmerret e Kosovës, por një film i rrallë dokumentar, prodhim i "Kosovachannel", ilustron policë serbë dëshmojnë se si kanë parë kamionë me trupa shqiptarësh nga Kosova, të cilët gjatë luftës janë hedhur në lumin Danub.
Një dedektiv policie, Boshko Radojkoviç (ne foto), i cili ishte jashtë orarit të shërbimit u thirr në një vendngjarje, të cilën e mendoi thjesht si një histori rutinë. "Nuk prisja ndonjë gjë të pazakontë”, thotë ai. Por nuk do të ishte si ditët e tjera...Ishte kohë lufte. NATO po ndëshkonte Serbinë për krimet në Kosovë. Bombardimet ishin në javën e dytë. Pranë Kladobos në lindje të Serbisë, Boshko duhet të hetonte një kontenier të madh, që kishte dalë mbi ujë.
"Ishte rreth 50 metra tutje. "Kur nxirrnim kamionin, kolegu bënte fotografi. Dera e djathtë ishte e shqyer dhe jashtë kishin dalë dy këmbë njerëzish dhe një krah. Brenda një prig rrobash. Nuk dukej qartë se ishte errësirë. Kur pashë me kujdes e kuptova që kishte trupa brenda. Morëm pinca dhe hapëm portat. Boshko ishte pranë meje. Një pamje tmerri u shfaq para nesh…”. Dokumentari gjendet në faqe të ndryshme online shqiptare, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Humanitare.
Më shumë material edhe në linkun: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=29010&kat=111
a.k
Comments
I a dergoni Lubonjes dhe

I a dergoni Lubonjes dhe Arben Idrizit kete dokumentar...

Po Lubonja c'mendon per keto

Po Lubonja c'mendon per keto krime te perbindeshme ? --Apo jane normaleketo krime naziskine ?

Apo ndoshta Lubonja emndon se Haradinaj ka gisht ketu ne kete masaker ...?

Kriemt qe kane bere serbet jane te perbindeshme , por njerezit si Lubonja i klojne ato krime ne ligesi, sepse mbrojne kriminelet dhe ju hedhin fajin viktimave

Lubonja eshte nje karrikature e Gebelsit ......Me e pakta qe i duhet bere Lubonjes i duhet marre pshaporta shqiptare dhe do perzene jashte Shqiperise si i padenje per te mbajtur emrin e shqiptarit .....

Kushedi sa Meco kapterre apo

Kushedi sa Meco kapterre apo raimonder neper mediat serbe do te jene duke e sulmuar kete detektivin serb qe denoncoi krimet ndaj shqiptareve.

Kur do te hapim syte e verbuar nga nacionalizmi per te kuptuar se krimet nuk kane justifikime pavaresisht nga arsyet apo personat qe i bejne.

Sa do t'i hapesh syte ti or

Sa do t'i hapesh syte ti or Gjoncima kurre s'ke per te kuptuar gje.

Te thuash fjale ne ere si ben ti (apo Lubonja etj) dhe te flasesh per fakte si ben ky zotnia serb, jane gjera fare te ndryshme.

Kupto kete njehere pastaj na bej moralizim ..

Ore ti je per i mbrujtur me
Ore ti je per i mbrujtur me moralin e partise dhe nuk ka kuptim te te bej une moral. Nese ti ke zgjedhur t'i mbash syte mbyllur edhe perpara fakteve mos ia ver fajin as Lubonjes e as mua. Sa per fjalet ne ere ky eshte zanati i yt dhe jo i imi.
Te tilla prova te faktuara i

Te tilla prova te faktuara i duhen Kosoves, jo fjale boshe dhe pajtim i pakusht me shtetin vrases serb!

Mireseardhshin te gjitha ata gazetare, hetues, njerez te thjeshte por te zgjuar kosovare qe do ta vinin shtetin fashist serb me shpatulla ne mur duke e vene perpara pergjegjesise per krime te renda lufte!

Deri tani Kosova dhe shqiptaret ne pergjithesi u struken ne nje plogeshti sa naive aq edhe te pakuptimte ne kete aspekt, duke i lene iniziativen - ABSURDITET I ABSURDITETEVE, shtetit shovinist kriminel serb, i cili ne vend te kerkonte falje per genocidin e gjate kunder shqiptareve, u hodh ne mesymje anti-shqiptare per gjoja krimet e luftes(shih rastin e se ashtuquajtures "shtepia e verdhe") te kryera nga faktori shqiptar ndaj serbeve. Tani qe muzika te ndryshoje, shqiptaret duhet te bejne çmos qe Serbise fashiste t'i dalin te gjitha te palarat ne shesh!

Add new comment