Arkiv-Lajme
Stalini, megjithëse vrau 20 milionë njerëz në të gjithë botën dhe 700 mijë në vendlindjen e tij, “është i mirë” për gjeorgjanët
Zëri i Amerikës në një kronikë të këtyre ditëve flet se si mendojnë bashkëqytetarët e Stalinit në Gori të Gjeorgjisë, tani që mbushen 60 vjet që prej vdekjes së tij. Historianët thonë se nën sundimin e Stalinit 700 mijë gjeorgjianë u vranë, u dëbuan ose humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për 30 vjet, Josif Stalini sundoi Bashkimin Sovjetik me grusht të hekurt, duke vrarë deri në 20 milion njerëz me ekzekutime, dëbime dhe uri në masë. Por këtu në Gori, Josif Dzhugashvili, ose Stalini, është djal i njohur i qytetit, madje mburrja e tij.
Ish-të përndjekurit, besim te qeveria e re: Shpresojmë se nuk do lozni me ne siç kanë luajtur të gjitha qeveritë e tjera!
Të gjitha qeverisjet deri tani kanë luajtur me të burgosurit politikë, kemi shumë besim dhe shpresojmë te qeveria që do të vijë dhe ka marrë votëbesimin, ka thënë sot ish-i përndjekuri politik, Skënder Tufa.Tufa, në emër të ish-të përndjekurve të tjerë politikë, ka kërkuar nga qeveria e re dekorimin e Lirak Bejkos, i cili u vetëflijua muaj më parë, gjatë një greve urie që zhvilluan ish-të përndjekurit, ka kërkuar gjithashtu që të gjithë ata që u ngujuan në grevën e urisë, shtator- tetor 2012, të përfitojnë të parët shumën totale të vuajtjes së dominimit; të zhdëmtohen së pari të burgosurit
Punësohen hakersa për të luftuar hakersat në Facebook! Ç’do të ndodhte nëse policia do të merrte hajdutë për t’u mbrojtur nga hajdutët!?...
Kompania e njohur “Facebook” për të bërë më të sigurt rrjetin social nga sulmet kibernetike ka bërë një ccudi këto kohët e fundit, ka nisur zbatimin e një projekti sipas të cilit ka zgjedhur 329 “kërkues shkencorë”, që janë punësuar për bllokimin e sulmeve. Po kush janë këta “kërkues shkencorë”? Sipas medieve amerikane, ekspertët kanë qenë hacker dhe piratë të njohur kribernetikë, madje edhe të dënuar për veprimtarinë e tyre keqbërëse. Shumica e hacker-ve nuk kanë qenë amerikanë. Në këtë sektor, hackerët rus janë ata që mbajnë vendin e parë për thyerjen e kodeve të sigurisë.
Të tjera “nga SHQUP”, Berisha s’e “mban më në bark”, shpall hapur armiqësinë ndaj oficerëve: T’u hiqet statusi nëse protestojnë!
Përveç godinës së SHQUP-it, që i kalon si seli Partisë Demokratike, një vendim i ngjashëm është marrë edhe për Fierin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku Shtëpia e Ushtarakëve i kalon për zyra Partisë Demokratike, dega Fier.
Durrësi turistik: Ne nuk na pëlqen sa duhet, por italianët “lënë kokën për të “!...
Media italiane La Repubblica i ka kushtuar një përshkrim qytetit të Durrësit, që ndodhet 40 kilometra nga Tirana, kryeqyteti shqiptar. Plazhet e mbipopulluara, çadrat të rreshtuara njëra pas tjetrës dhe disa shkëmbinj, të cilët “ledhatojnë” lehtë detin, thuhet në reportazhin e La Repubblica.
Media italiane e cilëson Shqipërinë një vend ballkanik, që gradualisht është zbuluar nga italianët. La Repubblica tregon edhe rrugën dhe mjetet e transportit, për të udhëtuar drejt Durrësit.
Pas 10 vjetësh Shtëpia e Kulturës në Përmet fiton gjyqin me Kishën, Përmbarimi nxjerr priftin jashtë
Përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit me ndihmën e policisë kanë ndërmarrë sot aksionin për kthimin e Shtëpisë së Kulturës Bashkisë së Permetit. Sot në mëngjes Përmbarimi nxorri jashtë Kishës se Shën Mërisë së Pazarit objektet si dhe vetë priftin. Me gjyqe të të gjitha shkallëve të gjyqesorit, bashkia Përmet ka fituar të drejtën për të administruar këtë godinë të ngritur rreth viteve, por kisha e mban me forcë prej 10 vitesh këtë ndërtesë, pasi ajo është ngritur duke shkatërruar një kishë, ndërsa toka ku ngrihet ajo, pretendohet se është e kishës.
Aristoteli do ishte larguar i lemerisur nga Tirana e kaosit të Bashës, shkruan Artan Mullaj për dërtimet pa leje
Gazeta Shqip boton sot një opinion nga Artan Mullaj mbi ndërimet pa lejë në Tiranë dhe qëndrimin indifferent dhe paaftësinë e kryetarit të Bashkisë Lulëzim Basha ndaj këtij fenomeni shqetësues për qytetarët.
Berisha sulmon Shpëtim Gjikën: E kanë kërcënuar me burg, ndaj ka nisur një fushatë terrori(!!!)
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri në largim, Sali Berisha, ka sulmuar edhe kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, për fushatën e prishjeve të objekteve të ndryshme pa leje. Sipas Berishës, Shpëtim Gjika, që ka katër muaj pa paguar punonjësit e bashkisë, ka marrë një fushatë propagande terrori duke prishur ndërtime me leje. Gjikën e kanë kërcënuar me burg dhe diku ja kanë kapur fijet. Ai është kërcënuar nga Rama dhe Koço Kokëdhima. Kërkoj nga të gjitha agjencitë që të ndalojnë prishjen e objekteve me leje.
E gjithë PD-ja “në këmbë” për SHQUP-in. Berisha: Një shtëpi dasmash dhe ceremonish mortore
Kryeministri në largim, Sali Berisha, në mbledhjen e radhës së qeverisë, ka reaguar për vendimin e kalimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nën pronësinë e PD-së. Ai ka thënë se kjo shtëpi ka dalë jashtë çdo funksioni dhe është kthyer në një godinë për dasma dhe ceremoni mortore. Ndërkohë, lidhur me fshehjen e vendimit, Berisha ka thënë se është bërë një gabim, ndaj dhe nuk është publikuar(!) Vendimi nuk u zbardh, sepse u mor vesh se ishte bërë një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP-it për Bashkinë e Tiranës dhe më pas për PD-në, nuk mund të vinte pa dekretin e presidentit të Republikës.
Paloka i nxjerr kokën “muhabetit”: Ne jemi në pronë private dhe nuk mund t’ia mohojmë pronën të Zotit (Nishanit)!
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas deklarimeve të Edi Ramës, i cili e cilësoi si shkelje të ligjit vendimin e Këshillit të Ministrave për t’i dhënë PD-së SHQUP-in. Sipas tij vendimi i qeverisë është i arsyeshëm, për shak se PD-ja aktualisht është në një pronë private.