PD pas Braçes: Vendimi për SHQUP-in, i drejtë, ka humbur prej kohësh funksionet, tani me PD-në brenda modernizohet

Postuar në 16 Gusht, 2013 04:39

Duke iu përgjigjur Braçes me mënyrën e vetë, Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, përshëndet vendimin për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike. Në një konferencë për shtyp, Vorpsi e cilësoi vendimi si akt moral, demokratik e ligjor.

“PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike. Këto vendime janë marrë që prej 1990 edhe për parti të tjera përfshi dhe PS-në. Kjo godinë ka humbur funksionet dhe do t’i kthehet serioziteti. Do të modernizohet dhe funksionojë si institucion publik në shërbim të opozitës shqiptar”, tha zëdhënësja Vorpsi.

Në emër të PD-së, zëdhënësja ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se kërkon të minojë veprimtarinë e opozitës së re.

Zh.

Comments

Submitted by i (not verified) on

<p>o laura, se te kam dhe kolege. pse ja ul vlerat aq shume vetes duke qe qe as vet nuk i beson ato qe flet</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.