Paloka i nxjerr kokën “muhabetit”: Ne jemi në pronë private dhe nuk mund t’ia mohojmë pronën të Zotit (Nishanit)!

Postuar në 16 Gusht, 2013 05:11

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas deklarimeve të Edi Ramës, i cili e cilësoi si  shkelje të ligjit vendimin e Këshillit të Ministrave  për t’i dhënë PD-së SHQUP-in. Sipas tij vendimi i qeverisë  është i arsyeshëm, për shak se PD-ja aktualisht është në një pronë private.

“Në fakt selia ku ne jemi është pronë private dhe përderisa ne jemi në pronë private nuk mund ti mohojmë të drejtën zotit të pronës që të shfrytëzojë pronën e tij. Për këtë arsye është menduar kalimi në një pronë shtetërore, nëse mund ta quajmë, jo pronë të atyre zotërinjve  ose shokëve që ishin aty, por është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe si shumë të tjera, ne e dimë që është një mbetje e regjimit  edhe kjo shtëpia e ushtrisë se atëherë e kanë pasur të gjithë qytetet e Shqipërisë”, është shprehur Paloka.

Zh.

Comments

Submitted by Isuf Celi poet-... (not verified) on

<p>Po ku je o Enver, se na mori malli.</p><p>U qamë nga Ju &nbsp;</p><p>e ramë në HU!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.