Aristoteli do ishte larguar i lemerisur nga Tirana e kaosit të Bashës, shkruan Artan Mullaj për dërtimet pa leje

Gazeta Shqip boton sot një opinion nga Artan Mullaj mbi ndërimet pa lejë në Tiranë dhe qëndrimin indifferent dhe paaftësinë e kryetarit të Bashkisë Lulëzim Basha ndaj këtij fenomeni shqetësues për qytetarët.
“Nga mëngjesi në mbrëmje Tirana gumëzhin nga ndërtimet pa leje…Në çdo drejtim bëhen armatura, hidhet beton, shtohen kate të reja kuturu, zaptohen kopshte, troje, lulishte, prishen armaturat mes çukitjeve, që ngutja i bën të dëgjohen edhe më çjerrëse. Diçka të tillë duhet të ketë parë Aristoteli dy mijë e kusur vite më parë, kur vendosi të braktisë Athinën…Aristoteli do ishte larguar gjithashtu nga Tirana e Lulzim Bashës nëse do jetonte në kohën tonë. Me pezm, zhgënjim edhe mllef, ai do kishte zgjedhur arratinë në vend që të jepte ende këshilla dhe krijonte parime. Sepse njëlloj si Athina atëherë, Tirana është një vend bashkuar një anarkie që e sundon atë gjithandej…I vetmi ligj që sundon në Tiranë është ky:? “Ndërton kush i paguan policit, paguan nën dorë kush ndërton pa leje”, thuhet në shkrim
…Zhurmë, çukitje, sharrime, llaç, pluhur, ndotje, pisllëk dhe sulme qesharake ndaj Edi Ramës, kryeministrit në ardhje të Shqipërisë. Kjo është gjendja, ky është peizazhi, kjo është edhe axhenda”, përfundon shkrimin autori.
Shkrimi i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/06/16/sulltan-sali/artan-mullaj/
Zh.
Comments
"Aristoteli do ishte

"Aristoteli do ishte larguar i lemerisur nga Tirana e kaosit të Bashës"-citon Respublica, duke harruar kontributin e pamohueshem te Edi Rames ne kete kaos, a thua se Basha e gjeti Tiranen nje qytet te mirendertuar e te mirekonceptuar, te mbushur me lulishte dhe sheshe lojrash per femijet, dhe sapo erdhi ne pushtet e prishi gjithçka. Tregoni njefare elegance o te nderuar edhe kur jeni te njeanshem, se s'ka gje te keqe nese sulmoni dike dhe mbroni dikend tjeter, e keqe dhe e shemtuar behet kur hyzmeti qe i behet nje pale shendrrohet ne raison d'etre te asaj qe perfaqesoni.

po re po, flet ne emer te

po re po, flet ne emer te aristotelit sikur ta kishe shoke ushtrie. ore lerini filozofirat, me aristotel dhe platonra, ka prokurori dhe gjykata per kete pune.

Me siguri Aristoteli do te

Me siguri Aristoteli do te ishte vendosur ne Durres apo ne Vlore si qytetet te mbushura me parqe te lulezuara e qe nuk njohin cemetifikimin biles ai do te kishte preferuar pamjen e Ujin te Ftohte kaq te bukur, te paster, pa pluhur e ku nuk ka pallate ngjitur njeri pas tjetrit (sigurisht te ndertuar me leje).

Mire se ndiheni te "rilindur" por na i kurseni keto artikuj propagande sepse po beheni me te vertete komike.

Add new comment