Ish-të përndjekurit, besim te qeveria e re: Shpresojmë se nuk do lozni me ne siç kanë luajtur të gjitha qeveritë e tjera!

Të gjitha qeverisjet deri tani kanë luajtur me të burgosurit politikë, kemi shumë besim dhe shpresojmë te qeveria që do të vijë dhe ka marrë votëbesimin, ka thënë sot ish-i përndjekuri politik, Skënder Tufa.Tufa, në emër të ish-të përndjekurve të tjerë politikë, ka kërkuar nga qeveria e re dekorimin e Lirak Bejkos, i cili u vetëflijua muaj më parë, gjatë një greve urie që zhvilluan ish-të përndjekurit, ka kërkuar gjithashtu që të gjithë ata që u ngujuan në grevën e urisë, shtator- tetor 2012, të përfitojnë të parët shumën totale të vuajtjes së dominimit; të zhdëmtohen së pari të burgosurit politik që janë gjallë; strehimi, punësimi, arsimi dhe trajtimi mjekësor-ligjor i specializuar dhe falas; të ndërtohen qendra rehabilitimi për ata të burgosur politik që kanë mbetur pa përkrahje dhe të vetmuar për shkak të persekutimit, të ligjërohet ligji i lustracionit, t’u jepet një pension i unifikuar me atë të pleqërisë, mbështetur në kohën e vuajtjes së dënimit, të shpërblehemi me 25 euro për ditë burgu, t’u jepen paratë atyre të burgosurve politikë që i kanë dorëzuar dokumentet me vonesë, në administratë të punësohen 2 % nga shtresa e të burgosurve politik etj.Fotoja sipër: Lirak Bejko Zh.
Comments
GJINO RRUAJ FIQTE
<p> GJINO RRUAJ FIQTE SE ASGJE SKENI ME MORE.O PO KU E KENI ATE HORRIN DREJTUESIN E GREVES QE DOGJI NJEREZ?</p>
Add new comment