E gjithë PD-ja “në këmbë” për SHQUP-in. Berisha: Një shtëpi dasmash dhe ceremonish mortore

Kryeministri në largim, Sali Berisha, në mbledhjen e radhës së qeverisë, ka reaguar për vendimin e kalimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nën pronësinë e PD-së. Ai ka thënë se kjo shtëpi ka dalë jashtë çdo funksioni dhe është kthyer në një godinë për dasma dhe ceremoni mortore. Ndërkohë, lidhur me fshehjen e vendimit, Berisha ka thënë se është bërë një gabim, ndaj dhe nuk është publikuar(!) Vendimi nuk u zbardh, sepse u mor vesh se ishte bërë një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP-it për Bashkinë e Tiranës dhe më pas për PD-në, nuk mund të vinte pa dekretin e presidentit të Republikës. Ndaj nuk u zbardh, pasi në rast se presidenti nuk e dekretonte, nuk mund të merrej. Ndërsa ka akuzuar Ramën për reagimin e tij: I them zotit Rama se me atë ciu-ciun e djeshëm, ke treguar moralin e shpëlarë që ke. Qendrimi i djeshëm i Ramës ishte armiqësor ndaj kundërshtarit, ka thënë Berisha
Zh.
Comments
Tash pas marteses se Saliut
<p>Tash pas marteses se Saliut ne ate godine vjen edhe nderimi i fundit, dhe meqe dashka me cdo kusht te nderohet aty jepjani dhe te vdese sa me para.</p>
Add new comment