Arkiv-Lajme

Tritan Shehu shprehet pro bashkëpunimit në opozitë me Topin dhe Spahiun

Postuar në 18 Gusht, 2013 08:33

Kur në media u fol për një bashkëpunim midis Partisë Demokratike, Frymës së re Demokratike dhe Aleancës Kuq e Zi në opozitë, lajmi u konsiderua si një thashethem veror. Por, ish deputeti demokrat, Tritan Shehu, shprehet pro një bashkëpunimi sa më të gjërë mes të gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë, të cilët janë të vendosur dhe të qartë në luftën opozitare kundër mazhorancës së majtë.

BE: Do të rishikojmë marrëdhëniet me Egjiptin. Situata në vend është për faj të ushtrisë

Postuar në 18 Gusht, 2013 07:24

Bashkimi Europian thotë se do të rishikojë marrëdhëniet me Egjiptin dhe ka dënuar fort ashpër situatën atje, duke ngarkuar me përgjegjësi kryesore autoritetet e përkohshme të vendin dhe ushtrinë. Në deklaratën e firmosur nga autoritete më të lartë të BE-së, Barroso dhe Van Rompuy, shprehet keqardhja e thellë që përpjekjet [pa rezultat] e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar një zgjidhje përmes dialogut nuk u morën parasysh.

Mitropolia e Korçës reagon për Kishën e Përmetit: “Do të jetë me pasoja të rënda”

Postuar në 18 Gusht, 2013 06:03

I ashpër ka qenë reagimi i Mitropolisë Ortodokse të Korçës pas ngjarjes në Përmet, kur godina e Pallatit të Kulturës iu mor kishës për t’ia dhënë [me vendim gjykate] Bashkisë së qytetit. “Nuk e pranojmë një sjellje të tillë të shëmtuar. Kisha ortodokse në Përmet u dhunua. Nëse nuk ndalen këto veprime do jenë me pasoja të rënda në shoqëri”, thuhet në deklaratën e Mitropolisë së Korçës. Në deklaratë thuhet se kisha u përdhos dhe kjo prishi imazhin e vendit.

Berisha refuzoi OSBE-në për Shtëpinë e Ushtarakëve; trualli kushton mbi 20 milion euro

Postuar në 18 Gusht, 2013 05:06

Duket se kryeministri Sali Berisha e ka pasur me kohë ndërmend që SHQUP-in ta kthente në seli të Partisë Demokratike. Gazeta Shqip shkruan sot se shefi i qeverisë ka refuzuar një kërkesë të misionit të përhershëm të OSBE-së në Shqipëri për marrjen me qira të shtëpisë së ushtarakëve. “Ky refuzim mund t’u jetë bërë ndërkombëtarëve para tre ose katër vitesh, përpara se ambasada të zhvendosej si seli nga godina ku ndodhet aktualisht ambasada e Kosovës për në hotel ‘Sheraton’”, thotë Shqip, duke cituar ish-këshilltarin e kryeministrit, Neritan Sejamini.

Rilindja ka dështuar; Edi Rama si xha Sulo te filmi "Kapedani", thotë Artan Hoxha

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:10

Në një koment të tijin lidhur me lajmin se Edi Rama do të mbledhë qeverinë e re në Vlorë, analisti Artan Hoxha është shprehur se kryeministri i ardhshëm është i fiksuar pas formës, ndërsa Rilindja është rrëzuar sepse ai do të qeverisë me atë që dikur e quante patericë të regjimit të Berishës. “Edi Rama është fiksuar në ekstrem pas formës. Shkroi Kurban-in para Rilindjes, shpalli Rilindjen, evokoi përmbysjen e regjimit, kandidoi në emër të saj në Vlorën e Pavarësisë dhe po kështu mbledh kandidatët për ministra në Vlorë.

Frashëri: Namazgjaja u pushtua me forcën e vullnetit politik për qëllime klienteliste

Postuar në 18 Gusht, 2013 03:12

Kastriot Frashëri, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i është rikthyer edhe një herë çështjes së ndërtimit të xhamisë së re në kryeqytet, duke nënvizuar se ai vendim nuk është gjë tjetër, veçse një leje “eskluzive”  për qëllime klienteliste. Në intervistën e dhënë për Shqiptarja.com, ai thotë se pemët në lulishte janë prerë nga punonjësit e bashkisë dhe se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për pezullimin e punimeve, pavarësisht se gjykata e rrëzoi atë.

A është vrarë Lady Diana? Informacioni që mund të zbulojë të vërtetën

Postuar në 17 Gusht, 2013 14:55

Kjo është pyetja që ka shtruar sot Policia e Metropolitanit kur ka marrë në konsideratë dhe ka vlerësuar një informacion lidhur me vdekjen e Princeshë Dianës, e cila humbi jetën në një aksident në 31 gusht të vitit 1997. Policia është shprehur se është duke hetuar informacionin që ka marrë kohët e fundit, por pa dhënë detaje të tjera. Informacioni që përmendet nga policia, sipas mediave britanike, lidhet me faktin se një anëtar i ushtrisë britanike mund të ketë vrarë Lady Dianën dhe të dashurin e saj Dodi Fayed.

Berisha: “Mazhoranca e re solli rrënimin e bregdetit”. Po kryeministri ç’bënte vallë?

Postuar në 17 Gusht, 2013 12:58

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar me deklaratat e tij moral-ndjellëse, të tipit: “Prisni se do ta shihni ç’do t’ju punojë qeveria e re”, kur në një postim tjetër në faqen e tij në Facebook ka sulmuar mazhorancën e majtë.

Edhe Shtëpia e Oficerëve në Fier projektohet për seli të PD-së. Ish-ushtarakët dalin kundër

Postuar në 17 Gusht, 2013 12:15

Pas vendimit për ta shndërruar SHQUP-in në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, duket se qeverianë ikje ia ka vënë syrin një tjetër godine për ta kthyer në seli partie. A1 Report njofton se Shtëpia e Oficerëve në Fier është projektuar si selia e re e PD-së në atë qytet, ccka ka sjellë edhe reagimin e ish ushtarakëve.

KLSH: Banka e Shqipërisë shkelje edhe me prokurimet

Postuar në 17 Gusht, 2013 10:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vënë në qendër të akuzave Bankën e Shqipërisë duke bërë të ditur se shpenzimet e fryra për paga dhe dieta nuk janë të vetmet zëra ku janë konstatuar abuzime. Top Channel ka zbardhur disa detaje të tjera nga raporti i KLSH mbi menaxhimin financiar të bankës dhe kësaj here fjala është për prokurimet. Sipas raportit, prokurimet janë kryer në kundërshtim jo vetëm me ligjin, por edhe vetë rregulloren e Bankës. Top Channel raporton se “në shumë prokurime, një pjesë e dokumentave të tenderit, përfshirë procesverbalet e komisionit të prokurimit nuk arkivohen”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme