Berisha refuzoi OSBE-në për Shtëpinë e Ushtarakëve; trualli kushton mbi 20 milion euro

Duket se kryeministri Sali Berisha e ka pasur me kohë ndërmend që SHQUP-in ta kthente në seli të Partisë Demokratike. Gazeta Shqip shkruan sot se shefi i qeverisë ka refuzuar një kërkesë të misionit të përhershëm të OSBE-së në Shqipëri për marrjen me qira të shtëpisë së ushtarakëve. “Ky refuzim mund t’u jetë bërë ndërkombëtarëve para tre ose katër vitesh, përpara se ambasada të zhvendosej si seli nga godina ku ndodhet aktualisht ambasada e Kosovës për në hotel ‘Sheraton’”, thotë Shqip, duke cituar ish-këshilltarin e kryeministrit, Neritan Sejamini.
Sipas tij, për më shumë se dy vjet misioni i OSBE-së i është munduar të bindë Berishën që selia e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare të vendosej në ambientet e SHQUP-it, por qeveria e refuzoi edhe pse OSBE-ja premtonte rinovimin dhe modernizimin e godinës dhe qira të majme. “Por, organizata u refuzua nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, argumentet e të cilëve për moslëshimin ishin himne e lavde patetike për SHQUP-in, për vlerat e saj historike dhe rëndësinë e godinës në planet e ushtrisë sonë moderne NATO-iste”, ka shkruar Sejamini në Facebook. Ndërkaq, sipas ekspertëve, trualli i shtëpisë së ushtrisë vlen më shumë se 20 milion euro.
Re.Pu
Add new comment