Mitropolia e Korçës reagon për Kishën e Përmetit: “Do të jetë me pasoja të rënda”

I ashpër ka qenë reagimi i Mitropolisë Ortodokse të Korçës pas ngjarjes në Përmet, kur godina e Pallatit të Kulturës iu mor kishës për t’ia dhënë [me vendim gjykate] Bashkisë së qytetit. “Nuk e pranojmë një sjellje të tillë të shëmtuar. Kisha ortodokse në Përmet u dhunua. Nëse nuk ndalen këto veprime do jenë me pasoja të rënda në shoqëri”, thuhet në deklaratën e Mitropolisë së Korçës. Në deklaratë thuhet se kisha u përdhos dhe kjo prishi imazhin e vendit. Ajo i ka bërë thirrje instancave shtetërore të tregohen më të kujdesshëm ndaj komunitetit ortodoks, teksa thekson se ata do të kërkojnë të drejtat e tyre.
Dy ditë më parë, disa priftërinj të komunitetit ortodoks në Përmet u përplasën me zyrën e Përmbarimit për çështjen e kishës ortodokse të qytetit. Me vendim të gjykatës, kisha duhet të largohej nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”. Mirëpo punonjësit e Përmbarimit kanë hasur rezistencën e priftërinjve, të cilët u mbështetën edhe nga pjesëtarë të komunitetit ortodoks. Nga ana tjetër, përmbaruesit kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës një sërë ikonash të kishës, kambanën, si edhe sende të tjera.
Re.Pu
Comments
Vetem te ne mund te ndodhin

Vetem te ne mund te ndodhin gjera te tilla. Jemi deshmiar te te ashjtuquajtureve palllate kulture ne qytete te ndryshme se si jane kthyera ne hamame publike. Ka fonde bashkia te ngrej aty nje pallat kulture te mireqene? Besoj se jo. Po te mbetej kishe, ashtu si ka qene para se te behej pallat kulture, do te kishte nje tjeter destinacion ne sherbim te komunitete ortodoks te ketij qyteti, qe eshte ne shumice. Dhe do ishte shume me mire. Koha do ta tregoj se sa te drejte kam.

O Cukal dhe O Pal ! E di si

O Cukal dhe O Pal ! E di si e lexoj une kete shkrim ...

Prifterinjte e te shkolluar ne perendim, kercenojne me dhune shtetin shqiptar, te mbeshtetur nga fondamentaliste te krishtere. Sigurisht qe keta jane te frymezuar nga mesimet e bibles, liber i cili duhet te bllokohet dhe nxirret jashte cdo librarie e bibloteke si i paligjshem, per shkak te frymezimit per akte te tilla te dhunshme nga fondamentaliste, integraliste (madje edhe terroriste te krishtere). Keta te krishtere s'kane vend ne Shqiperine tone, madje te degdisen ose ne Vatikan ose ne Greqi andej nga kane marre edhe edukimin kryesisht ne shkolla te krishtera.

Prifterinjte e te shkolluar

Prifterinjte e te shkolluar ne perendim, kercenojne me dhune shtetin shqiptar

A me jep nje shembull te tille ne lidhje me klerin katolik?

Eshte e vertete, ne vendin tone nuk duhet te kete vend per ekstremiste te seres tende qe me forcen e injorances do te mbjelle vetem urrejtje nderfetare.

Gjon (dhe te tjere) te me

Gjon (dhe te tjere) te me falin per komentin e bere me lart. Ju lutem lexojeni me vemendje... .

Sigurisht qe nuk e kisha seriozisht. Ishte (u perpoqa te beja ne fakt) nje lloj humori te zi. Nqs do kishte ndodhur kjo gje ose dicka edhe shume here me vogel/lehte se kjo, por te ishin perfshire muslimanet, kam bindjen se shkrimi i respublicas dhe komentet do te ishin te tilla, por jo me fjalet i Krishtere, Krishterim apo Bibel, por Islam, Musliman dhe Kuran.

Ne asnje vend dhe per asgje nuk duhet te kete ekstremiste te asnje lloj sere. Per me teper nje besimtar i mire nuk mund te jete ekstremist, ... nuk ka sesi te jete, ... eshte non-sens.

ps: ne lidhje me klerin katolik, ka shembuj te tjere, ... edhe ti i di. Mjaft te shohesh Vatikanin. Por kjo sigurisht qe nuk ia ul vlerat Krishterimit si besim monoteist.

Fete duhen ndare sa me pare

Fete duhen ndare sa me pare nga shteti shqiptar i cili duhet t'i braktise ato plotesisht! Shqiperia eshte nje shtet laik dhe çdo fe ne truallin shqiptar duhet te vetefinancohet me fonde te pastra e transparente, duke respektuar çdo ligj e norme te shtetit shqiptar. Nese kjo nuk ndodh, masat duhet te jene shume te rrepta!

Gjithashtu shteti shqiptar duhet te nise nje fushate te gjera e te gjate informimi te shtetasve ndaj besimeve fetare, duke iu kundervene atyre me filozofi, shkence e art qe jane ilaçi me efikas ndaj feve; e gjitha kjo me qellimin qe njerezit te lartesohen nga ana kulturore dhe shpirterore ne menyre qe te reflektojne thelle perpara se te behen kurban i ndonje feje. Do te ishte menyra me e mire per t'i lene kishat dhe xhamite sa me te boshatisura!

NJE BESIMTAR PRAKTIKUES I ZJARRTE NUK ESHTE KURRE NJE SHQIPTAR I MIRE!

Add new comment