Tensionohet situata në Egjipt, të shtëna rreth xhamisë në Kajro

Ndonëse nata ka qenë e qetë, sot situata në Egjipt është përkeqësuar kur ushtria ka hyrë në një xhami të mbushur me protestues në Kajro. Mediat e huaja raportojnë se ka pasur të shtëna intensive, ndërsa në pamjet e drejtpërdrejta shiheshin forcat e sigurisë duke shtënë në minaretë e xhamisë Al-Fateh, ku janë mbledhur qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane. Nga pamjet dukej se si protestuesit përpiqeshin të gjenin mbrojtje brenda xhamisë, e cila ishte e mbushur me gaz lotsjellës.
Ndërkaq, djali i një prej udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane është vrarë përgjatë protestave kundër qeverisë së përkohshme. Badie Ammar, i biri i Mohammed Badie, 38 vjeç, është qëlluar për vdekje në sheshin “Ramses” të Kajros, thuhet nga zyra e Vëllazërisë Myslimane. Nga ana tjetër, thuhet se protestuesit kanë sulmuar edhe dy gazetarë të huaj. Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se prej ditës së premte janë vrarë 173 njerëz, ndërsa kryeministri i Egjiptit ka propozuar shpërbërjen ligjore të Vëllazërisë Myslimane.
Re.Pu
Comments
I nderuari vëlla. Nëse je
<p>I nderuari vëlla. Nëse je afër ngjarjeve, është shumë e rëndësishme këto lajme t'i përcillish rregullisht, se diktatura properendimore ka krijuar nje cenzurë me gënjeshtra e mashtrime që nuk mund të mirren me mend. Edhe më mirë do të ishte t'iu sugjerosh edhe kolegëve tu që ta gjejnë mundësinë dhe ta përhapin të vërtetën mbi masakrat kriminale të Sisi & Co. selam</p>
Add new comment