Edhe Shtëpia e Oficerëve në Fier projektohet për seli të PD-së. Ish-ushtarakët dalin kundër

Postuar në 17 Gusht, 2013 12:15

Pas vendimit për ta shndërruar SHQUP-in në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, duket se qeverianë ikje ia ka vënë syrin një tjetër godine për ta kthyer në seli partie. A1 Report njofton se Shtëpia e Oficerëve në Fier është projektuar si selia e re e PD-së në atë qytet, ccka ka sjellë edhe reagimin e ish ushtarakëve. Televizioni citon ish oficerin e lartë të ushtrisë para viteve 1990, Xhemal Dingo, i cili është shprehur i indinjuar nga vendimi i qeverisë, duke theksuar se "këto godina janë pjesë të historisë së ushtrisë shqiptare dhe përvetësimi i tyre është një luftë e hapur që i bëhet punës dhe kontributeve të Ushtrisë Shqiptare".

Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i shoqatës së ish-ushtarakëve të këtij qyteti, Ruzhdi Xhepa, sipas të cilit pas këtij veprimi të padrejtë fshihen afera të dyshimta. Ish-ushtarakët e Fierit paralajmërojnë një protestë para Shtëpisë së Oficerëvë për të kundërshuar vendimin e qeverisë, ashtu sicc bënë ish ushtarakët në Tiranë kundër vendimit për SHQUP-in. Por, vlen të kujtohet se kryeministri Berisha ka kërcënuar se "kush prej tyre proteson do t'i hiqet statusi, që do të thotë pagesa suplementare".

Re.Pu

Comments

Submitted by BUNKER (not verified) on

Ish ushtaraket... keta qe na mbrojten nga... nga fobia se dikush do na pushtonte duke na mbajtur ne fakt te pushtuar nga vet komunizmi...

Ndersa sa per keto gjerat qe ndodhin me godinat e pa perdorura... nese deri me sot nuk ka patur ide per shfrytezimin e tyre nuk shikoj asnje arsyer pervecse "nostalgjise Enveriane" per te kundershtuar kete perdorim qe propozohet.

Esthe nje lloj sikur i thua tjetrit... une nuk kam bere gje me te, po as ti mos bej gje me te... Muhabet kalamajsh

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.