Athinë, notë proteste për Përmetin, por pa përmendur fare thelbin e çështjes

Postuar në 19 Gusht, 2013 13:44

Konflikti i Përmetit mes bashkisë dhe kishës ortodokse, ka sjellë një tjetër reagim nga qeveria greke. Ministria e Jashtme e shtetit fqinj, siç njofton TCH, ka thirrur urgjent ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, për t’i paraqitur këtij të fundit një notë proteste. Në deklaratën për shtyp, Ministria në fjale dënon aktin e dhunës ndaj një qytetari grek dhe një minoritari, të ndodhura në Përmet, si dhe goditjen me gurë të konsullatës greke në Gjirokastër. Sipas selise së diplomacisë greke, këto dy akte të paprecedenta dhune kërcënojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ndaj, thuhet në deklaratë, Athina kërkon arrestimin e menjëhershëm të autorëve dhe i bën thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme për normalizimin e situatës.

Aktet e dhunës padyshim duhen dënuar nga cilado anë që të vijnë. Megjithatë, do ishte me interes të dinim diçka: Ç’mendim ka qeveria greke mbi vendimet e gjykatave; duhen zbatuar ato? Po për ata që nuk i zbatojnë fjala vjen, verdiktet e gjyqësorit grek, ç’parashikojnë ligjet greke?

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Un personalisht jam per zbatimin e vendimeve gjyqesore.

Por ma ç'lexoj ne tere shtypin online shqiptar, ne asnje lajm nuk tregohet se i kujt ishte truelli para viti 1962 qe u ndertua shtepija e kultures, pamvarsisht se mbi ate truell paskan ndertuar romet çadrat e tyne rome/endacake.  Kjo tregon jotransparence dhe jotransparenca tregon padrejtesi dhe padrejtesia ka si pasoje reagimet dhe trashjen e problemit deri ne marredhanje nderkombetare.

Submitted by U.S.A (not verified) on

Per sa kohe qe kryepeshkopi i Kishes Autoqefale Shqiptare te vazhdoje te jete nje grek anti-shqiptar i betuar, shteti shovinist grek ne mos qofte i autorizuar, disponon nje pretekst te madh per te kryer nderhyrje te tilla te turpshme ne punet e brendshme te Republikes se Shqiperise.

Nje kerkese urgjente per qeverine e re Rama: TE STUDJOHET DOSJA JANULLATOS SA ME PARE DHE TE DEBOHET KY NJERI I ZI PREJ ANDEJ NGA KA ARDHUR, PER TA LENE POSTIN DREJTUES VAKANT NE DISPOZICION TE NJE PESHKOPI SHQIPTAR! Greqia do te lehte jo pak, por o tani o kurre se qenit grek tani i kane rene dhembe e qime dhe nuk do ta kishte kurre forcen per te na bere deme te medha; ndersa neser do te ishte teper vone!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.