Peticioni për Shqipërinë Natyrale, deputeti shqiptar në Mal të Zi mund të hajë 15 vjet burg

Bëhet fjalë për një peticion të iniciuar nga Koço Danaj, “Shqipëria Natyrale”, që mëton të mbledhë deri në nëntor të këtij viti mbi 1 milionë nënshkrime që do t’i dorëzohen Uashingtonit, Berlinit, Vjenës, Parisit, Londrës dhe Brukselit, si vullnet i shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë si dhe i diasporës shqiptare në perëndim, që shqiptarët e Ballkanit perëndimor të jetojnë në një shtet të vetëm, me kryeqytet Tiranën.
E nënshkruar nga 37 deputetë kjo nismë është mbështetur edhe nga deputetë shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Por, agjensia INA që u referohet medieve malazeze, tensioni është ngritur pasi Vasel Sinishtaj, udhëheqës i partisë Iniciativa Qytetare, deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe pjesë e qeverisë malazeze ka thënë se do ta nënshkruajë peticionin. Sinishtaj mund të përballet me 15 vjet heqje lirie për deklaratën e tij, nëse Zyra e Prokurorit mund të iniciojë procedurën me akuzën për rrezikimin e integritetit territorial të Malit të Zi.
k.c.
Comments
Natyrisht. Edhe ne Shqipni do

Natyrisht. Edhe ne Shqipni do te rezikonte 15 vjet burg nji deputet i pakicave malazeze po te bante nji propozim per Malin e Zi te Madh.

Mor Zoteri, meqe te del emri

Mor Zoteri, meqe te del emri gjithandej, me komente qe ne pergjithesi vine ere te keqe, kisha nja dy pyetje per ty. Sigurisht mund te mos pergjigjesh po nuk deshe, po nuk e besoj se do rrish dot:

1. Ti je shqiptar (nga emri nuk dukesh), apo je thjesht shqipfoles? Nese je thjesht shqipfoles, a mund te na i deftosh kombesine tende te vertete?

2. Meqe koha qe duhet per te shperndare gjithe mllefin tend nuk eshte kaq e shkurter, ti kete pune e ben thjesht per pasion, apo merr ndonje rroge gjekundi dhe nese po ne çfare monedhe e merr?

Mund te shash sa te duash ne kufirin qe lejon moderatori, po deshe edhe me teper......

Ato territore jane qe tani

Ato territore jane qe tani nen kontrollin pothuaj total te shqipetareve. Qeveria e Malit te Zi, jo vetem qe i pershtatet aspiratave te shqipetareve atje por toleron edhe flamuj kuq e zi ne ambjentet publike. Kjo edhe per faktin qe votat e shqipetareve stabilizojne pushtetin partise qeverisese. Po keshtu edhe per arsimimin e shqipetareve ne Mal te Zi qeveria i ka lene dore te lire shqipetareve. Punet po shkojne drejt nje unifikimi natyral me Shqiperine dhe duket teper absurde te denohet ndokush atje per shqiptarizem... Bile (mendoj qe eshte edhe kryesorja) kontrabanda(trafiqet) po ecin mire mes Shqiperise dhe Malit te Zi (pa pengesa), prandaj patriotet besoj nuk kane nevoje te shqetesohen per keto tensionime mediatike...

Sic thote edhe nje fjale e urte "Fjalet i merr era,karafilit i vjen era...".

Ndersa per Kocon mendoj se me teper rrezik per te,kane lythat e tij, se sa ....etj...etj...

Shqiperia natyrale eshte e pa

Shqiperia natyrale eshte e pa shmangeshme, Sinishta vjen nga nje familje patriote shqiptare dhe nuk mund te rri duar kryq ose te fshefi deshiren. Mali i Zi eshte "shtet i saju" mbi teritor shqipar, 29 korriku kaloi (100 vjet traktali i londres) dhe trojet shqiptare i bie te jene nen flamurin e Ismail Qemalit....a po JO! Hapini ligjet dhe lexojini...

Add new comment