Presidenti bëhet bujar; firmos që SHQUP t’i kalojë partisë së vet

Postuar në 15 Gusht, 2013 13:08

Presidenti Bujar Nishani (si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura) e ka firmosur dekretin për nxjerrjen jashtë inventarit të ushtrisë, të godinës së SHQUP-it. Ky dekret ka mbërritur në zyrat e ministrisë së Mbrojtjes këtë pasdite, po aq fshehtaz sa edhe u mor vendimi përkatës nga qeveria. TCH citon burime nga ministria e Mbrojtjes, ndërsa zyra e shtypit e presidencës kontaktuar nga kanali në fjalë, dha përgjigjen “keni telefonuar jashtë orarit zyrtar”. Por ndërkaq, mungesa e firmës së shefit të shtabit të përgjithshëm, i cili bën kërkesën për çdo tjetërsim të pronave të ushtrisë, e bën antiligjor këtë kalim pronësie të SHQUP-it në seli të Partisë Demokratike. TCH citon edhe ministren e ardhshme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, që është shprehur kundër këtij veprimi, por edhe faktin e një shkrese dërguar nga shefi i shtabit Xhemal Gjunkshi, pranë sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes përmes të cilës ai kundërshton kalimin e SHQUP-it si seli e PD. Gjithsesi, kreu i Shtetit e justifikoi kuptimin e emrit të tij, kur vjen puna për t’i dhuruar partisë së vet prona shtetërore.

a.k

Comments

Submitted by iliri Tirane (not verified) on

Parti ku ligjin e ben SRB dhe te tjeret ne rresht si lolo. Nuk do tja arrijne qellimit.....ska koh per nje vjedhje te tille????

Submitted by Anonim (not verified) on

A nuk eshte valle kjo qe ka bere Nishani I Bishes nje shkelje e e rende qe duhet te sjelle edhe largimin e tij nga posti I presidentit dhe vendosja e normalitetit ne ate post te larte. Per kete do te mjaftojne votat e Çameve.
Po ashtu duhet ndjekur penalisht edhe Bisha, Imami I tij dhe Noka flamurtar.

Submitted by tekniku (not verified) on

Sa turp per kete ish komandant toge.Si mund te mohoje origjinen,rrugen nga ka dale dhe ku dote perfundoje prape.A ka ndonje mundesi ligjore apo nje forme referendumi per ta shkarkuar kete partaiak te thekur dhe te paafte nga cdo ane.Ky qen besnik i Sali Berishes.Turp njeqind here turp per kete palaco president te PD.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nishani me veprimin qe ka bere meriton te shkarkohet nga parlamaneti. Meriton te shkarkohet sepse ka bere kalimin e prones pa pelqimin e Shefit te Shtabit te Ushtrise. E nese i vertetohet se ka interesa pronesie ne truallin e selise se PD, atehere duhet te procesdohet edhe penalisht per korrupsion.

Si te gjithe sherbetoret e Saliut edhe ky eshte pa fijen e dinjitetit njerezor.

Keta palaco na turperojne dhe si kombe para botes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.