Droga e Lazaratit: Policia në hall, veshin shurdh dhe syrin qorr !...

Postuar në 16 Gusht, 2013 01:12

Në një kronikë të zgjeruar të gazetarit Rajmond Kola për Zërin e Amerikës shtrohen disa pyetje, që policia shqiptare nuk po u jep dot përgjigje si, psh: Përse nuk ndërhyhet sot në Lazarat? Pse nuk flitet hapur për situatën alarmante të parcelave me hashash? Çfarë është bërë këto vite përpara se policia italiane të zbulonte faktin tronditës se në këtë fshat janë 319 ha të mbjellë me hashash nën hundën e policisë? Sa do të zgjasë kjo situatë në fshatin jugor?

 Gjithçka varet nga vullneti i politikës në Tiranë, thuhet në kronikë. Se, fjala vjen kur në vitin 2010 kur Partia Demokratike pati vullnetin për ta luftuar këtë fenomen, gjendja qe e mire. Por krejt e kundërta ndodh dy vite më pas, situata e drogës në vitin 2012 do të ishte e njëjtë, sekuestrimet, arrestimet dhe veprimet e tjera të policisë nuk do të kryheshin në brendësi të fshatit Lazarat. Në Lazarat s’kishte asnjë të arrestuar, asnjë bimë të kultivuar, asnjë emër të përfolur.  Po në vitin 2012 do të ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili do të kërkonte nga media qoftë edhe filmim me parcela hashashi e më pas ai do të ndërhynte menjëherë. Ishte po ky Burgaj që disa muaj më pas vihet përballë filmimeve, hartave, imazheve të Guardia di Finanza-s, e kur u mendua se të nesërmen e asaj konference do të ndërhyhej, duket se ai është dorëzuar para Lazaratit.

Zh.

Comments

Submitted by Bajo (not verified) on

<p>Kontrolli i terrritorit mbi Lazaratin vendoset nga shteti përpos se me një shtetrrethim të fshatit (pas një paralajmërimi), me leje nga prokurori për kontrollin e çdo shtëpie për armë e drogë, me arrestimin e 10-15 kapove &quot;të fortë&quot;. E gjithë kjo parashikoj se nuk mund të kalojë pa të vrarë nga të dy palët e armatosura. Sa mund të jenë të vrarët, është një&nbsp; e panjohur? Atë e ul veç se vendosmëria e aksionit. Sa mësipër, cilido ushtarak i lartë i policisë e di, por nuk e ka në dorë iniciativën e veprimit</p><p>Politika dhe qeveria të zgjedhë: disa dhjetra të vrarë apo lulzim të krimit dhe nëpërkëmbje të autoritetit të shtetit? Deri tani është pranuar kjo e dyta.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.