Arkiv-Lajme
Britani e Madhe: Qytetarët i lënë me testament qeverisë pará për të larë borxhet(!)
Nuk është thjesht një kuriozitet kontributi që japin njerëzit për zhvillimin e vendit të tyre nëpërmjet testamenteve. Zakonisht tëstamentet lihen për për familjen, miqtë, organizatat e bamirësisë ose institucionet fetare, por në Britaninë e Madhe kanë filluar t’i jepen para me testament edhe qeverisë! Kështu një grua vendosi që t’ia lërë të gjithë pasurinë e saj partisë që është në pushtet. Joan Edwards la trashëgim shumën prej 520 mijë sterlina për qeverinë që do ishte në pushtet në kohën e vdekjes së saj.
“Poli i tretë”, N.Ndoka është optimist. Brenda të majtë e të djathtë
Serial akuzash për Mbrojtjen. Reagime? Urtë e butë, e plot Imami
Pas deputetëve Braçe, Lutaj etj, edhe socialisti Taulant Balla ka reaguar përmes rrjeteve sociale për lajmet që vijojnë të dalin nga ministria e Mbrojtjes dhe ministry në largim, Imami. Balla ka akuzuar krerët e ministrisë së Mbrojtjes se kanë kryer krime dhe kanë vjedhur pasurinë e Forcave të Armatosura, me justifikimin se po shesin skrapin e armëve të papërdorura. “Ministria e Mbrojtjes synon të shesë për skrap që përfitohet nga avionët, helikopterët dhe motorët e avionëve, të cilët nuk do përdoren më nga Forcat e Armatosura.
“Kaçakët” dhe karvanët e turistëve, tjetër sulm pranë Kukësit
Presim sezonin e verës, për të filluar numërimin e autobuzave dhe makinave që vijnë nga Kosova e Maqedonia për të pushuar në bregdetin shqiptar. Por prej disa javësh po numërojmë rastet e sulmeve, grabitjeve që shkojnë deri në bllokim të autostradës, dhe plaçkitjeve të autobuzëve nga Kosova që dërgojnë turistë në Shqipëri. Gazeta Zëri njofton një tjetër incident sot, kur një autobuz i kompanisë “Ylberi Tours”, gjatë kthimit për në Kosovë është sulmuar me gurë nga disa “huliganë” pranë Kukësit. Fatmirësisht dëmet kanë mbetur vetëm materiale.
Refuzimi i Ben Blushit për drejtimin e gr.parlamentar. Ftohja e rradhës me Ramën?
Ben Blushi, një figurë e spikatur e Partisë Socialiste dhe deputet për qarkun e Elbasanit, ka refuzuar siç raporton G.Shqiptare, propozimin që i është bërë për të drejtuar grupin parlamentar të PS-së në Kuvend. Blushi ka qenë në këtë detyrë në fillim të katërvjeçarit të parë të socialistëve në opozitë, por dha dorëheqjen kur gjashtë deputetë të grupit socialist votuan për ish- presidentin Bamir Topi. Edhe pse për pak kohë, ai la gjurmë në këtë pozicion, me fjalimet e tij therrëse në parlament.
Annan në librin e tij të kujtimeve: Ja pse SHBA-të u munduan të më mbanin larg luftës së Kosovës mua dhe OKB-në
“Një jetë në luftë dhe paqe”, është libri autobiografik i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, botuar nga Penguin Press në Neë York, i cili përshkruan tetë vitet e tij në postin e shefit të organizatës botërore, që nuk ishin pa sfida për të dhe paqen ndërkombëtare.
Shënim: Milionat e eurove për romët dhe statusi i vendit kandidat
Takimi i sotëm, një tryezë e rrumbullakët e organizuar nga Avokati i Popullit për çështjen e romëve të dëbuar, me pjesëmarrjen e disa ambasadorëve, nxorri në pah disa pyetje që kërkojnë përgjigje. Së pari, sipas ambasadorit të BE-së Sekui, Bashkimi Europian ka akorduar 3 milion euro për të drejtat e romëve në Shqipëri. Në emër të tyre janë dhënë miliona të tjera nga organizata ndërkombëtare. Çfarë është bërë këto vite me këto para, që nuk janë pak? Seminare dhe fletëpalosje?
Veprime raciste në Zvicër, azilkërkuesit privohen nga mjediset publike si bibliotekat, sheshet e lojrave, pishinat, madje edhe shkollat
Ndërkohë që politikanët në Evropën e goditur nga kriza ekonomike përdorin retorikën kundër emigrantëve si mënyrë për të fituar popullaritet, emigrantët nuk po trajtohen e mbrohen me ligj si më parë. Mbi 50 mijë njerëz kërkojnë aktualisht strehim vetëm në Zvicër.
Kokalari: Shitja e ARMO-s, pas Taçit fshihet Berisha. Qeveria e re duhet të bëjë hetime të thella
Shqiptaro-amerikani Geri Kokalari ka folur sot për gazetën Dita, dhe fokus të intervistës ishte çështja ARMO dhe privatizimi i shpejtë i saj. “Nuk duhet ndonjë mençuri e madhe për të kuptuar pse Taçi nxitoi ta shesë ARMO-n, ndërsa Berisha është ende në pushtet, sepse ata të dy bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të mbrojtur interesat e tyre. Unë jam ndër ata që besojnë se familja Berisha kishte një pozicion të fshehtë pronësie në ARMO dhe se Taçi kishte edhe aksionet pritëse për Berishën në Albpetrol, në qoftë se marrëveshja do të bëhej ndonjëherë realitet”, thotë Kokalari.
Policia nis bllokadën rutinë ndaj Lazaratit, por fshati “nuk dorëzohet”
Distanca e të shtënave të automatikut e ndan fshatin Lazarat nga lagjia Zinxhira e Gjirokastrës. Plagosja e një 26 vjeçareje nga kjo lagje, prej plumbave që lëshohen rëndom prej lazaratasve, si dhe raportimet e shumta në media për sezonin rutinor tashmë, të vjeljes së hashashit, ka vënë në siklet policinë e shtetit. Forca policore kanë nisur sot në mëngjes një aksion bllokues, (gjithashtu rutinor) duke mos lejuar kalimin për lart në fshat, të kamionëve me pleh e ujë, si dhe të punëtorëve me mëditje. Por këta të fundit, e pranojnë se halli I ka shtyrë të merren me këtë punë.