“Poli i tretë”, N.Ndoka është optimist. Brenda të majtë e të djathtë

Postuar në 13 Gusht, 2013 12:00

 

Me nisjen e punës së parlamentit të ri, rihapet edhe tema e polit të tretë në politikën shqiptare. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka folur sot për gazetën Panorama rreth mundësisë së krijimit të një poli të tretë në Parlament.  Sipas Ndokës, ky formacion i ri politik pritet të përbëhet nga forca politike të krahut të majtë dhe të djathtë, të cilat do të bashkohen për t’i bërë ballë polarizimit të skenës politike mes dy forcave të mëdha. “Maxhoranca aktuale është e përbërë thjesht nga dy parti politike, të cilat kanë një marrëveshje pazari politik, sesa një marrëveshje programore”, thotë Ndoka që ka ndërruar disa herë aleancat tetëvjeçarin e fundit. Ai rendit PBDNJ, PKDSH e Mark Frrokut si dhe partitë joparlamentare të Milos e Gjinushit, si entuziaste për këtë ide.

Por pavarësisht artikulimit të Ndokës, në fund ai nxjerr në sipërfaqe arsyen kryesore të krijimit të polit parlamentar: Ndryshimin e kodit zgjedhor aktual, në mënyrë që në një sistem zgjedhor të korrigjuar (proporcional kombëtar?!), çdo parti të ketë mundësi të masë realisht forcat.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.