Veprime raciste në Zvicër, azilkërkuesit privohen nga mjediset publike si bibliotekat, sheshet e lojrave, pishinat, madje edhe shkollat

Postuar në 13 Gusht, 2013 05:25

Ndërkohë që politikanët në Evropën e goditur nga kriza ekonomike përdorin retorikën kundër emigrantëve si mënyrë për të fituar popullaritet, emigrantët nuk po trajtohen  e mbrohen me ligj si më parë. Mbi 50 mijë njerëz kërkojnë aktualisht strehim vetëm në Zvicër.

Një qytet i vogël në Zvicër, qyteti  Bremgarten po ndalon azilkërkuesit nga 32 mjedise publike si bibliotekat, sheshet e lojrave dhe pishinat. Kryetari i Bashkisë së qytetit tjetër, Menizngen, ku një qendër është në plan të hapet në vitin 2015, i ka thënë medias zvicerane se ka në plan të marrë masa të ngjashme. Azilkërkuesit, thotë ai, do të ndalohen nga grumbullimet pranë shkollave, për shembull.

Hapësira e qeverisë për manovrime është shumë e kufizuar lidhur me imigracionin. Në gjithë Evropën, veçanërisht me tensionet e sotme ekonomike, politikanët po fajësojnë imigrantët për problemet e shoqërisë. Të vimë tani te qyteti Bremgarten, ku është shfaqur fenomeni “racist”. Ky qytet ka një popullsi prej rreth 6500 banorësh. Qendra e tij e re e imigracionit mund të strehojë deri në 150 njerëz, por tani për tani atje janë vetëm disa dhjetëra. Ata lejohen të largohen nga qendra nga ora 9 deri në orën 17 çdo ditë.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em>&quot;...Azilkërkuesit, thotë ai, do të ndalohen nga grumbullimet pranë shkollave, për shembull...&quot;</em></p><p><strong>Nuk e kuptoj se pse azilkërkuesit duhet te lejohen te grumbullohen pranë shkollave.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.