Kokalari: Shitja e ARMO-s, pas Taçit fshihet Berisha. Qeveria e re duhet të bëjë hetime të thella

Postuar në 13 Gusht, 2013 04:46

Shqiptaro-amerikani Geri Kokalari ka folur sot për gazetën Dita, dhe fokus të intervistës ishte çështja ARMO dhe privatizimi i shpejtë i saj. “Nuk duhet ndonjë mençuri e madhe për të kuptuar pse Taçi nxitoi ta shesë ARMO-n, ndërsa Berisha është ende në pushtet, sepse ata të dy bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të mbrojtur interesat e tyre. Unë jam ndër ata që besojnë se familja Berisha kishte një pozicion të fshehtë pronësie në ARMO dhe se Taçi kishte edhe aksionet pritëse për Berishën në Albpetrol, në qoftë se marrëveshja do të bëhej ndonjëherë realitet”, thotë Kokalari. Ai nuk harron të shprehë dyshimet edhe firmën konsulente amerikane Patton Bogs, që bëri sehir dhe dha bekimin privatizimit të dështuar të Albpetrolit. “Unë i kam shkruar Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve ku i kam bërë disa sugjerime për qeverinë e tij të re, duke përfshirë se ai duhet të fillojë hetimet në ARMO dhe Albpetrol, si dhe për Gërdecin dhe 21 janarin. Tani është koha për të që të veprojë, sepse shqiptarët kanë folur me zë të lartë dhe ata i kanë dhënë Ramës një mandat për t’i trajtuar fort këto problem”, thotë Kokalari.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun: http://www.gazetadita.al/prapa-tacit-eshte-familja-berisha/

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.