Serial akuzash për Mbrojtjen. Reagime? Urtë e butë, e plot Imami

Pas deputetëve Braçe, Lutaj etj, edhe socialisti Taulant Balla ka reaguar përmes rrjeteve sociale për lajmet që vijojnë të dalin nga ministria e Mbrojtjes dhe ministry në largim, Imami. Balla ka akuzuar krerët e ministrisë së Mbrojtjes se kanë kryer krime dhe kanë vjedhur pasurinë e Forcave të Armatosura, me justifikimin se po shesin skrapin e armëve të papërdorura. “Ministria e Mbrojtjes synon të shesë për skrap që përfitohet nga avionët, helikopterët dhe motorët e avionëve, të cilët nuk do përdoren më nga Forcat e Armatosura. Vlera fillestare e sasisë është 15.959.224 lekë pa TVSH, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim. Nga konsultimi me ekspertë, vlera fillestare e shitjes është shumë herë më e ulët se sa vlera reale e tregut. Gjithashtu, dihet se fitues i këtij tenderi të radhës do të jetë e njëjta kompani, e lidhur ngushtë me Arben Imamin, tek e cila Ministria e Mbrojtjes vjel përqindjen çdo muaj. Tenderi do të mbahet më 26 gusht, në orën 10:00, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ku do të dorëzohen edhe ofertat”, shkruan Balla. Një serial skandalesh me sfond skrapin, e së fundi me kalimin e SHQUP-it si seli e re e PD-së, janë përfolur në media, Imami nuk para është ndjerë.
a.k
Add new comment