Bashkia e Tiranës merakoset për gjelbërimin, “ujit” romët që protestojnë në lulishte

Bashkia e kryeqytetit është seriozisht e angazhuar për gjelbërimin e Tiranës këto ditë të nxehta. Ndërmarrja e Gjelbërimit pranë bashkisë, siç njofton Tema, ka hapur ujin për të ujitur barin tek sheshi qendror, ku janë ngujuar romët, që po protestojnë për largimin nga banesat e tyre. Vasilika Laçi, drejtore programi e ojf-së suedeze Civil Rights Defenders thotë se gjatë tre- katër orëve të pasdites, kur në vendngjarje nuk kishte asnjë aktivist të shoqërisë civile, policia i ka fyer romët dhe me metoda të ndryshme presioni ka dashur t’i largojë që atje. Ndërsa ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka ofruar njëfare zgjidhjeje për strehimin e rreth 40 familjeve rome, nga bashkia nuk ka asnjë reagim të Bashkisë, ndërkohë që nesër (e martë) është njoftuar një tryezë pune e Avokatit të Popullit me të gjitha institucionet dhe me përfaqësues të ndërkombëtarëve.
a.k
Add new comment