“Kaçakët” dhe karvanët e turistëve, tjetër sulm pranë Kukësit

Postuar në 13 Gusht, 2013 08:52

Presim sezonin e verës, për të filluar numërimin e autobuzave dhe makinave që vijnë nga Kosova e Maqedonia për të pushuar në bregdetin shqiptar. Por prej disa javësh po numërojmë rastet e sulmeve, grabitjeve që shkojnë deri në bllokim të autostradës, dhe plaçkitjeve të autobuzëve nga Kosova që dërgojnë turistë në Shqipëri. Gazeta Zëri njofton një tjetër incident sot, kur një autobuz i kompanisë “Ylberi Tours”, gjatë kthimit për në Kosovë është sulmuar me gurë nga disa “huliganë” pranë Kukësit. Fatmirësisht dëmet kanë mbetur vetëm materiale. Shoferi i autobusit, Fatmir Bekteshi i cili nuk kishte pasagjerë në ato momente, e ka ndaluar mjetin dhe ka lajmëruar policinë. Por ky farë turizmi “kaçakësh”, që sulmojnë pa teklif automjetet si dikur banditët sulmonin karvanët, duket se nuk pyet për “masat e policisë”.

a.k

Comments

Submitted by Hithri (not verified) on

<p>Trimat e saluqit qe po gjejne objekt te ri sulmi se ju hane duart tani. S&#39; ka mo pare nga baba &quot;shpirteror&quot; saluq( ai ka helle te tjera tani), e&nbsp;ata&nbsp;i gjejne vete tek miqte kosovare.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Shkrimit mund ti vihej ky titull: <em><strong>&quot;Feja e shqiptarit asht plaçkitja&quot;</strong></em></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.