“Kaçakët” dhe karvanët e turistëve, tjetër sulm pranë Kukësit

Presim sezonin e verës, për të filluar numërimin e autobuzave dhe makinave që vijnë nga Kosova e Maqedonia për të pushuar në bregdetin shqiptar. Por prej disa javësh po numërojmë rastet e sulmeve, grabitjeve që shkojnë deri në bllokim të autostradës, dhe plaçkitjeve të autobuzëve nga Kosova që dërgojnë turistë në Shqipëri. Gazeta Zëri njofton një tjetër incident sot, kur një autobuz i kompanisë “Ylberi Tours”, gjatë kthimit për në Kosovë është sulmuar me gurë nga disa “huliganë” pranë Kukësit. Fatmirësisht dëmet kanë mbetur vetëm materiale. Shoferi i autobusit, Fatmir Bekteshi i cili nuk kishte pasagjerë në ato momente, e ka ndaluar mjetin dhe ka lajmëruar policinë. Por ky farë turizmi “kaçakësh”, që sulmojnë pa teklif automjetet si dikur banditët sulmonin karvanët, duket se nuk pyet për “masat e policisë”.
a.k
Comments
Trimat e saluqit qe po gjejne
<p>Trimat e saluqit qe po gjejne objekt te ri sulmi se ju hane duart tani. S' ka mo pare nga baba "shpirteror" saluq( ai ka helle te tjera tani), e ata i gjejne vete tek miqte kosovare.</p>
Shkrimit mund ti vihej ky
<p>Shkrimit mund ti vihej ky titull: <em><strong>"Feja e shqiptarit asht plaçkitja"</strong></em></p>
Add new comment