Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë; Rama reagon, por nuk jep shenjë anullimi të “transaksionit”

Postuar në 15 Gusht, 2013 14:15

Mesazhi i mëposhtëm nga Twitter është reagimi i kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, pas lajmit se presidenti Bujar Nishani ka firmosur kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë si seli e Partisë Demokratike:

“Ç’turp: Partia humbëse, që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të veten! Dhe kundër ligjit! Çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës!

8 vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush më keq prej ’92-shit e po ikin duke e ngrënë përditë turpin me babëzinë e të marrit!”

Tonet qortuese, e madje akuzatore të Ramës në këto rreshta, gjithsesi nuk lënë të kuptohet për mundësinë e rikthimit të këtij procesi me marrjen e detyrës nga qeveria e re. Duket se të djathtët, bashkë me turpin dhe babëzinë, po e hanë dhe SHQUP-in.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.