Shënim: Lajme s’ka, por ka Berishë...

Postuar në 14 Gusht, 2013 03:38

Edhe pse i dorëhequr nga partia, dhe duke numëruar ditët në ndërtesën e Kryeministrisë, Kryeministri në zbritje Berisha vazhdon të jetë “lajm” në kohën kur lajme s’ka. “Lajm” në thonjëza, sepse, a mund të quhet lajm ky: (http://mapo.al/2013/08/13/berisha-homazh-per-rinine-dhe-vepren-e-saj/)?

Sot, mediat po prapë i ishin referuar faqes së FB të Kryeministrit në ikje për të nxjerrë një lajm tjetër: (http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/08/13/berisha-komenton-himaren-perpjekje-donkishoteske-per-te-gjetur-minoritet-ne-djepin-e-atdhetarizmit-shqiptar/) Ironia është, që edhe pse është ende Kryeministër, na bën muhabete Facebook-u kur do duhej të ishte duke zbatuar ligjin e rendin.

Më kujtohet që para ca ditësh, nuk ngeli njeri pa iu sulur (tani që ka rënë nga kali) për komentet e tij të pavend dhe duke i thënë “mbylle”. Po kur nuk mbeti njeriu pa u ankuar që dilte me figurë në çdo edicion e në çdo lajm?

Dhe ja ku janë mediat prapë që sa çel mëngjesi, vendi i parë ku kërkojnë për “lajme” është faqja e “s.b.”.

Atëherë, nuk paska qenë vetëm faji i tij.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.