Marifeti i vockël për “fshesën” në administratë... PD-ja e përdori më 2005

Gazeta Shqiptarja.com hedh sot tezën se ndryshimi i emërtimeve të Ministrive, dhe ndarja apo shkrirja e disa prej tyre, ka qenë një lëvizje e zgjuar e Edi Ramës për të spastruar administratën nga militantët.
Gazetari Jakin Marena analizon se sipas ligjit të Administratës Publike, nëse ka ristrukturime të institucionit, nëpunësve civilë u ofrohet një vend tjetër edhe në nivel më të ulët, duke sjellë në këtë mënyrë bërjen nga e para të tërë “piramidës” së administratës, dhe për pasojë duke nxjerrë jashtë loje kryesisht të gjithë drejtuesit e mëparshëm. Kjo do të përbëjë dhe fazën e parë të reformimit dhe të pastrimit të administratës nga militantët partiakë. Po sipas Shqiptarja.com, priten qindra dorëheqje.
Kjo praktikë për të spastruar administratën përmes ristrukturimit apo dhe ri-emërtimit të ministrive thuhet nga gazeta të jetë përdorur së pari nga Berisha më 2005.
k.c.
Add new comment